Lidhje

Takimi i APEC-ut


Sekretari amerikan i Shtetit, John Kerry, u tha udhëheqësve të vendeve të Azi-Paqësorit se Uashingtoni mbetet i përqendruar në rajon, megjithëse Presidenti Obama nuk po merr pjesë në takimin e nivelit të lartë në Indonezi që filloi sot.

Duke ardhur në vend të zotit Obama në takimin e nivelit të lartë ekonomik të APEC-ut në ishullin Bali, zoti Kerry tha se “asgjë nuk do të pengojë angazhimin” e presidentin Obama në strategjinë e tij të ribalancimit të politikës amerikane në Azi.

Presidenti Obama anulloi pjesëmarrjen në takimin e nivelit të lartë të APEC-ut për t’u marrë me çështjet buxhetore dhe mbylljen e qeverisë federale.

Zoti Kerry nuk i kushtoi rëndësi mbylljen së qeverisë, duke e quajtur atë “moment në politikë” dhe tha se Uashingtoni do ta “kapërcejë atë dhe do të dalë më i fortë dhe më i vendosur”.

Në mungesë të zotit Obama, Presidenti Xi Jinping ishte në qendër të mbledhjes së sotme”.
XS
SM
MD
LG