Lidhje

Italia pret që Shqiperia të marrë Statusin


Ministrja e jashtme italiane Emma Bonino tha sot në Tiranë se parashikon një raport pozitiv për Shqipërinë javën e ardhshme nga Komisioni europian

Italia pret që raporti i progresit i Komisionit europian që pritet të publikohet javën e ardhshme të jetë pozitiv për Shqipërinë dhe që vendi në dhjetor të marrë statusin kandidat

Këto komente i bëri sot në Tiranë ministrja e Jashtme italiane Emma Bonino në përfundim të bisedimeve me ministrin e jashtëm shqiptar Ditmir Bushati. Ajo tha se diplomacia italiane ka punuar shumë për këtë, ndërsa nënvizoi mbështetjen e vazhdueshme që Roma i ka dhënë procesit të integrimit europian të Shqipërisë.

Një opinion pozitiv i Komisionit europian do të ishte e vështirë të refuzohej edhe nga vendet që janë skepktike ndaj zgjerimit. Burime diplomatike shpjeguan se vendimi për hapjen e bisedimeve për anëtarësim mund të lihet për në pjesën e parë të vitit të ardhshëm, ndërsa Shqipërisë do t’i kërkohet përparim në fusha të caktuara.

Ministrja italiane saktësoi se edhe pala shqiptare duhet të luajë rolin e saj pasi “anëtarësimi në BE nuk do të thotë vetem një mundësi por, paraqet gjithashtu edhe një displinë të hekurt e cila duhet të respektohet”, tha zonja Bonino. Nga ana e tij ministri Bushati tha se kishte rikonfirmuar qëndrimin e qeverisë shqiptare “për të vazhduar kursin e reformave dhe kryesisht të reformave që kanë të bëjnë me sundimin e ligjit”.
XS
SM
MD
LG