Lidhje

Histori: Çfarë ndodhi më 10 tetor?


The Great Illyrian Revolt
The Great Illyrian Revolt
19 - Gjenerali romak Gjermaniku papritmas vdes në Antioki, në rrethana misterioze - historiani Tacitus thotë se ai u helmua nga guvernatori sirian nën urdhërat e perandorit Tiberi. Gjermaniku ishte nipi i Tiberit. Quhej Gjermaniku, pasi me legjionin e tij ishte ngarkuar për të mbajtur nën kontroll territoret e fiseve gjermanike. Kur shpërtheu Revolat e madhe ilire në vitin 6 të erës sone, perandori Oktavian i kërkoi Germanikut që me trupat e tij të shkonte në Iliri për të shtypur kryengritjen. Revolta, e udhëhequr nga Bato i fisit Daesitiate, u shndërruar në një konflikt të amatosur midis trupave romake dhe një aleance të fiseve ilre. Shkaku i revoltës ishte vendimi i Romës për një mobilizim ushtarak në Iliri. Me kryergritjen u bashkua edhe fisi tjetër ilir, Breuci, udhëheqësi i të cilit gjithashtu quhej Bato. Në verën e vitit 8, Bato Breuci tërhiqet nga aleanca ose dorëzohet. Një vit më pas ai kapet nga Bato Daesitiate dhe ekzekutohet. Kryengrita zgjati 4 vjet, Pas betejave të përgjakshme dhe humbjeve të shumta, më 9 shtator, Bato Daesitiates dorëzohet. Pas luftës, Gjermaniku me trupat e tij kryen një ndarje të fiseve ilire në grupe të vogla, duke ndryshuar përbërjen dhe zonat e tyre të banimit, ndërsa anëtarët e tjerë të fiseve u shitën si skllevër ose u dërguan në rajone të largta të Perandorise. Sipas një gojëdhëne, kur Gjermaniku e pyeti pse kishte ngritur krye, Bato, pasi u mendua, u përgjigj: "Ju Romakët jeni për t'u fajësuar për këtë rebelim, sepse kur na merrni ushtarë na përdorni jo si barinj, por si ujqër". Bato Daesitiatese e kaloi pjesën tjetër të jetës i izoluar në qytetin italian të Ravenës.

680 – Në Betejën e Qerbelasë, Hysein bin Ali, nipi i Profetit Muhamed, vritet nga forcat e kalifit Jezid i Parë. Husejni kishte refuzuar njohjen e pushtetit të Kalifit. Në betejë, përveç Husseinit, u vranë edhe të gjithë përkrahësit e tij, të cilët konsiderohen martirë të myslimanizmit. Beteja e Qerbelasë përkujtohet çdo vit gjatë një periudhe 10-ditore nga myslimanët Shia, si dhe shumë Suni, duke kulminuar në ditën e dhjetë, e quajtur Dita e Ashuresë. Nga fundi i viteve 1800, Naim Frashëri shkroi poemën Qerbelaja. Poeti rilindas, me një stil të qartë patriotik, i lidh ngjarjet tragjike të Qerbelasë me ngritjen e shqiptarëve kundër sundimit osman. Me nënkuptimin se Feja dhe Shteti janë dy gjëra të ndara; edhe pse shumë shqiptarë kishin përqafuar besimin mysliman - përzgjedhje shpirtërore, e drejtë e çdo njeriu në botë - kjo nuk duhej t'i bënte ata të mos ngriheshin kundër pushtuesit osmanë. Naimi Frashëri e personifikon perandorinë Osmane me kalifin Jezid dhe e mallkon atë për vuajtjet dhe skllavërimin e Shqipërisë. Ja një pjesë e shkëputur nga poema Qerbejala;
“O vëllezër shqiptarë!
Pa qasuni duke qarë,
Dhe mbani zi këtë ditë,
t’u xbresë nga Zoti dritë.
Pa kujtoni Qerbelanë!
Pa qasuni, shqipëtarë,
Zot’ i madh e sjelltë mbarë,
të zëmë vëllazërinë,
mirësin’ e miqësinë,
jemi të gjithë një farë,
e nukë jemi të ndarë,
vëllezrë të tërë jemi,
një shpirt e një zëmrë kemi,
gjithë rrojmë me një shpresë,
dhe kemi gjithë një besë.
Zot i math! për Qerbelanë!
Për Hysejn e për Hasanë!
Për ata të dymbëdhjetë!
që hoqn’aqë keq në jetë!
për gjithë ato mundime!
për gashërimënë time!
Shqipërinë mos e lerë
Të prishetë e të bjerë.”


1845 - Në Annapolis, Maryland, hapet Shkolla Detare me 50 studentë nënoficer marine dhe 7 profesorë. Sot kjo shkollë quhet Akademia Detare e Shteteve të Bashkuara.

1913 - Woodrow Wilson shkakton shpërthimin e Dike Gamboas duke i dhënë fund punimeve në Kanalin e Panamasë. Me prekjen e një butoni në Uashington, presidenti Wilson ndezi 8 tonë dinamit, mijëra kilometra larg – shpërthimi hodhi në erë pengesen e fundit për kalimin anjeve në Kanalim e Panamasë

1928 - Chiang Kai- Shek bëhet President i Republikës së Kinës.

1944 - 800 fëmijë romë vriten brenda një dite në kampin nazist të përqëndrimit në Aushvic.

1957 - Presidenti amerikan Dwight D. Eisenhower i kërkon ndjesë ministrit të Financave të Ganës, Komla Agbeli Gbdemah, pasi atij i ishte refuzuar shërbimi në një restorant në Dover, Delaware. Disa burime dyshojnë se incidenti ishte i paramenduar nga Gbdemah, për publicitet; si rezultat ai u ftua për një mëngjes në Shtëpinë e Bardhë.

1971 - Ura e Londrës mbi lumin Tamiz (Thames) - çmontuar, shitur, zhvendosur, rindërtuar me të njëjtin material - u rihap në qytetin Lake Havasu të Arizonës.

Mendim i dites
"Ashtu si një qiri nuk mund të digjet pa zjarr, edhe njeriu nuk mund të jetojë pa një jetë shpirtërore."
Buda
XS
SM
MD
LG