Lidhje

Histori: Çfarë ndodhi më 11 tetor?


Austria_Hungary Empire
Austria_Hungary Empire
1687 - Hungaria pranon sovranitetin e perandorisë habsburge të Austrisë. Më pak se dy shekuj më vonë, ndërsa perandoria ndodhej përballë rrezikut nga Prusia, Hungaria përfitoi nga rasti dhe kërkoi ndarje të plotë nga Austria. Por Perandori Franz Joseph I i Austrisë doli me propozimin për një monarki të dyfishtë. Mbretëria e Hungarisë pranoi dhe më 1867 lindi Perandoria Austro - Hungareze, e cila u shpërbë vjeshtën e vitit 1918, në përfundim të Luftës së parë Botërore.

1906 - Këshilli i Arsimit i San Franciskos shkakton një krizë diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Japonisë me vendimin që fëmijët me prejardhje japoneze të mësohen në shkolla të ndara racore.

1910 - Theodore Roosevelt bëhet presidenti i parë amerikan që fluturon me aeroplan. Fluturimi, me një aeroplan ndërtuar nga vëllezërit Wrigh, që zgjati 4 minuta, u krye në fushën e aviacionit Kinloch (sot aeroporti ndërkombëtar Lambert në St. Louis, Misuri).

1912 - Lufta e parë Ballkanike; ushtria greke merr kontrollin e Kozanit, qytet në veri të vendit, deri atehere nën perandorinë osmane. Ndërkohë, shqiptarët shpejtojnë përpjekjet për pavarësi, për të dalë sa më pak të humbur nga shpërbërja e Perandorisë.

1939 - Albert Ajnshtajn informon presidentin Franklin Delano Roosevelt se krijimi i bombës atomike është i mundshëm. Kjo ishte shkëndija që nxiti fillimin e garës së armëve bërthamore - frika se rusët janë pranë ndërtimit të një bombe të tillë, ndarja e kësaj informate dhe vdekjet katastrofike që pasuan u bënë pendimi më i madh i jetës së Ajnshtajnit.

1943 - Fotografia Giants at Play, që tregon legjendarët amerikanë të muzikës xhaz, mbulon kopertinen e revistës LIFE; Autori i fotografise është shqiptari Gjon Mili, i cili një vit më vonë, 1944 do të drejtonte filmin klasik me metrazh të shkurtër, Jammin the Blues, kandidat për cmimin Oskar. Mili njihet në histori si fotograf gjeni, por ai ishte i dashuruar edhe pas muzikës xhaz. Në Nju Jork ai kishte studion e tij fotografike, dhe e kishte bërë traditë të mblidhte muzikantët më të njohur ( Duke Ellington, Billie Holiday, Dizzy Gillespie, Count Basie, Lester Young, Gene Krupa) për të luajtur a improvizuar muzikën e tyre. Këto takime kane hyre ne fjalorin amerikan si "Jam Session", "seanca" ku muzikantë e spektatorë "bllokoheshin" nga ora 21 deri në 4 të mëngjesit për t'u argëtuar. Lindur në Shqipëri e rritur në Rumani, Gjon Mili emigroi në Amerikë për të studiuar inxhinieri elektrike në Institutin Teknologjik të Masaçustetsit (MIT). Në vitin 1937, i frymëzuar nga shpikja e dritës stroboskopike, Gjon Mili filloi të eksperimentojë me këtë lloj dritë për të fiksuar në celuloid objekte në lëvizje, duke krijuar kompozime fotogragike të jashtëzakonshme. Gjon Mili mendonte se koha mund të ndalej dhe këtë e tregoi me fotografitë që ka lënë.

1945 - Pas largimit të rrezikut nga jashtë, me kapitullimin e Japonisë - Lufta civile kineze ri-fillon, Chiang Kai-Shek vs Mao Tse-Tung. Ndeshja përfundon në tetor 1949, me fitoren e Maos. Chiang vdiq në vitin 1975, ndërsa Mao një vit më vonë. Chiang Kai-Shek ishte 6 vjet më madh në moshë sesa Mao Tse-Tung.

1960 - Shqipëria njofton se kryeinxhinjeri sovjetik i punimeve të Pallatit të Kulturës në Tiranë - që Khrushovi e kishte quajtur "dhuratë nga populli sovjetik" - ishte larguar papritur, duke marrë me vete të gjitha planet e ndërtimit. Ai nuk u kthye më. Sipas variantit të Moskës, Shqipëria kishte shtuar kërkesat për madhësinë e projektit duke mbi-dyfishuar koston e ndërtimit. Pa ndihmat sovjetike, ndërtimi i Pallatit të Madh të Kulturës në qendër të Tiranës do të përfundonte pas 6 vjetësh, më 1966.

1976 - Xhorxh Uashingtonit i jepet, pas vdekjes, grada e gjeneralit të ushtrisë së Shteteve të Bashkuara - në baze të një rezolute miratuar nga Kongresi dhe nënshkruar në ligj nga presidenti Gerald Ford.

Mendim i ditës
"Arti është një gënjeshtër që na bën të kuptojmë të vërtetën”.
Pablo Pikaso
XS
SM
MD
LG