Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 12 tetor?


Mediaval Persecution
Mediaval Persecution

1285 - Në Mynih të Gjermanisë, thashethemet se hebrenjtë përdorin gjakun e të krishterëve në ritualet fetare në përgatitjen e bukës së Pashkës, rezultojnë në vrasjen e 68 hebrenjve. 180 hebrenj të tjerë refuzojnë pagëzimin në të krishterë dhe digjen të gjallë në sinagogë.

1492 - Ekspedita e Kristofor Kolombit mbërrin në Bahamas të Karibeve dhe ishullin ku zbarkon ai e quan San Salvador (ka të ngjarë të jetë ishulli Watling në Bahamas). Kolombi, eksplorues gjenovez në shërbim të Spanjës, beson se ka arritur në Azinë Lindore apo në Indi. Edhe pas dy udhëtimeve të tjera në Hemisferën perëndimore - madje deri sa vdiq - Kolombi këmbënguli se kishte mbërritur në Indi; dhe Bota si për ironi zgjedh emrin e eksploruesit fiorentinas Amerigo Vespuçi për të emërtuar Kontinentin e ri.

1692 - Gjykimet e "shtrigave" të Salemit marrin fund me një vendim nga guvernatori i kolonisë së Masaçusetsit, William Phis. Megjithatë, kjo praktikë vazhdoi dhe u transformua, madje zuri vend edhe në fjalorin e shprehjeve. Persekutimi i magjistareve apo "gjuetia e shtrigave" ka një histori të gjatë sa vetë njerëzimi. Shoqëritë kanë kaluar periudha të "gjuetive të shtrigave" që nga qytetërimet më të lashta babilonas, grek, romak, në mesjetë e deri në ditët tona, edhe pse shfaqen me emr ndryshe qofshin në fe apo politikë; dënimet për agjitacion e propagandë në komunizëm, për shembull, hyjnë në kategorinë e "gjuetisë së shtrigave", pasi gjykatësi mendonte se fjala kishte fuqi magjike (vetëm shtrigat mund të bëjnë magji) dhe afektonte sjelljen e njerëzve që e dëgjonin atë. Një shembull më të herëshëm të kohëve moderne të "gjuetisë së shtrigave" sjell Xhorxh Oruell ne librin Homazh për të Katalonian(1938), ku gjatë Luftës Civile të Spanjës, përndjekjet politike apo "gjuetia e shtrigave" u bënë dukuri e zakonëshme. Përdorimi i kësaj shpreheje sot në Shtetet e Bashkuara, është i popullarizuar në kontekstin e përndjekjeve McCartiste të komunistëve në vitet 1950.


1810 - Zhvillohet për herë të parë Oktoberfest ku mbreti bavarez fton qytetarët e Mynihut në dasmën e djalit të tij, Princ Ludwig me Princeshën Therese von Sachsen të Hildburghausenit. Oktoberfest imitohet çdo vit dhe zgjat 16 ditë.

1901 - Presidenti Theodore Roosevelt ndryshon zyrtarisht emrin e vendbanimit dhe zyrës së tij nga Shtëpia Ekzekutive në Shtëpia e Bardhë.

1960 - Nikita Hrushovi përplas këpucën e tij në tryezë të Asamblesë së Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për të protestuar ndaj një komenti të delegatit të Filipineve, se Bashkimi Sovjetik ndjek një politikë kolonialiste në Evropën Lindore. Për këtë incident nuk ekzistojnë të dhënat fotografike ose video. Një fotografi që qarkullon në internet, ku udhëheqësi sovjetik duket me këpucë në dorë gati për t’a përplasur në tryezë, mendohet të jetë e manipuluar.


Mendim i dites

"Njerëzit të cilët mendojnë se dinë çdo gjë janë një bezdi e madhe për ata mes nesh që dinë."

Isak Asimov

XS
SM
MD
LG