Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 16 tetor?


 Execution of Marie Antoinette

Execution of Marie Antoinette

1846 - Në Kaninë të Vlorës, në një familje bejlerësh fisnikë, lind Ismail Qemali (rreth datës së lindjes së tij ekzistojnë kundërthënie).

1793 - Mbretëresha e Francës, Marie Antoinette ekzekutohet në gijotinë nën akuzat për tradhti. Para se të martohej me mbretin Luigj, ajo ishte princeshë austriake - e bija e perandorit Francis I. Fillimisht të magjepsur nga personaliteti dhe bukuria e saj, populli francez në përgjithësi e pëlqeu atë. Por kjo nxiti edhe smirë dhe së bashku me simpatitë që ajo shprehte për austriakët - armiq të Francës - francezët i dhanë emrin fyes "L' Autrichienne" (Austriakja e shthurur). Pastaj ndodhi Incidenti i mashtrimit me gjerdanin e Diamanteve të oborrit mbretëror, që dëmtoi më tej reputacionin e saj, edhe pse doli se ishte krejtësisht e pafajshme në këtë çështje. Antuaneta më vonë u bë e njohur si Madame deficiti për shkak të shpenzimeve të shfrenuara gjatë periudhes së urisë që po kalonte Franca. Për 'të qarkullonin të pavërteta të shumta; Tregojnë se kur i thanë se njerëzit nuk kanë bukë të hanë ajo u përgjigj "le të hanë tortë". Por disa mendojnë se si do që Maria Antuaneta të ishte sjellur, fati i saj do të kishte qenë i njejtë, pasi ishte koha e gijotinës dhe e përplasjes së dy sistemeve Monarki vs Republikë.

1813 - Beteja në Leipzig (Napoleoni vs Prusia, Austria dhe Rusia. Pas humbjes së thellë, Napoleoni detyrohet të kthehet në Francë, ndërsa aleatët ruajnë vrullin e tyre dhe pushtojnë Francën në fillim të vitit të ardhshëm. Napoleoni detyrohet të japë dorëheqjen nga froni i Perandorit, dhe në pranverë internohet në Elba. Ai do të kthehej përspëri për t'u ndeshur në Vaterlo, ku humbet plotësisht.

1829 -Shtëpia Tremont (sot Hotel Tremont ) u hap në Boston, Masachusets; hoteli i parë modern në Amerikë. Secila nga 170 dhomat luksoze të hotelit Tremont kushtonte 2 dollarë në ditë, përfshi ushqimin për 4 vakte.

1846 - Në Kaninë të Vlorës, në një familje bejlerësh fisnikë, lind Ismail Qemali (rreth datës së lindjes së tij ekzistojnë kundërthënie). Ai arsimohet në Janinë, në gjimnazin “Zosimea" vatër edukimi kulturor për shumë figura të Rilindjes Kombëtare. Pastaj, i ri në moshë, Ismail Qemali shkon në Stambull me synimin për t'u bërë nëpunës qeveritar; fillon të punojë si përkthyes diplomatik a në Ministrinë e Jashtme. Dhe këtu nis karriera e tij; pas disa vitesh, ai emërohet zëvendësministër i jashtëm i Perandorisë Osmane. Në vitin 1877, kur mentori i tij, kryeministri reformator Mitat Pasha shkarkohet nga posti, Ismail Qemali jep dorëheqjen. Ai internohet në Anadoll. Më vonë Sulltani kujtohet për 'të, e thërret dhe e cakton guvernator të Bejrutit. Ismail bej Qemali shërbeu si guvernator e vali edhe në shumë rajone të tjera të perandorisë, si dhe në Ballkan. Ismail Qemali i përkiste krahut liberal të politikës osmane, ai vazhdimisht bënte thirrje për ide të reja e reforma, nëse perandoria dëshironte të mbijetonte. Megjithatë, idetë e tij për reforma në gjirin e perandorisë, shiheshin me sy të keq dhe në maj 1900, Ismail Qemali hypën në jahtin e ambasadorit britanik në Stambull dhe kërkon strehim politik. Ai ikën nga Turqia dhe për 8 vjet jeton në mërgim, duke u përpjekur nga jashtë për një perandori kushtetuese, dhe përparimin e çështjes kombëtare shqiptare në kuadër të perandorisë. Pas Revolucionit Xhonturk të vitit 1908, Ismail Qemali zgjidhet përfaqësues i sanxhakut të Beratit në parlamentin osman Në vitin 1909, ai bëhet kryetar parlamenti, por pas pak ditësh detyrohet të largohet nga Stambolli përgjithmonë. Pas kësaj, karriera e tij politike përqëndrohet vetëm në çështjen atdhetare shqiptare: ai dallohet si frymëzues i kryengritjeve anti-osmane dhe organizues i kryengritjes së përgjithshme shqiptare të vitit 1912. Më 28 Nëntor të po atij viti, Ismail Qemali mbledh kuvendin në Vlorë; shpall Shqipërinë e Pavarur; ngre zyrtarish flamurin e kuq të Skënderbeut me shqiponjën e zezë dy-krenare; dhe emërohet presidenti i parë i shtetit të parë shqiptar, kryeministër dhe ministër i Jashtëm, duke shkurajuar - me aq fuqi sa shteti i ri kishte - trupat e vendeve fqinje të cilat synonin të merrnin pjesë territoresh të banuar nga shqiptarët. Në janar 1914, Ismail Qemali jep dorëheqjen a rrëzohet dhe shkon në mërgim në Paris. Kryetari i parë i shtetit shqiptar vdes papritur në Itali në vitin 1919, (i helmuar!?). Dhe këtu këputen edhe "Kujtimet.." e tij të cilat mbyllen me largimin e princ Vidit nga Shqipëria në shtator 1914. "Kujtimet..." do të botoheshin një vit më vonë, më 1920, jo të plota.

1846 - Ilaçi (eter) kundër dhimbjeve u provua me sukses për herë të parë - në Spitalin e Përgjithshëm të Bostonit. Ilaçi u administrua nga William T.G. Morton , një 'dentist ' - ai kurrë nuk kishte qënë në shkollë për mjekësi ose stomatologji.

1912 - Udhëheqës të Lëvizjes Revolucionare shqiptare, të mbledhur në Shkup, u dërgojnë përfaqësuesve të Fuqive të Mëdha evropiane një deklaratë ku kërkojnë që 4 vilajetet (Shkodër, Kosovë, Manastir dhe Janinë) të përfshihen nën një formë të vetme qeverisëse; dhe se shqiptarët po rrëmbejnë armët jo për të ndihmuar ushtarakisht perandorinë osmane, por për të ndaluar çdo shkëputje të trojeve shqiptare, të cilat synoheshin nga vendet fqinje që ishin hedhur në luftë kundër perandorisë.

1939 - Përfundojnë bisedimet midis udhëheqësve të grupeve komuniste të Korçes dhe Shkodrës me marrëveshjen për themelimin e një Komiteti Qëndror, i përbërë nga 4 anëtarë - dy për secilin grup. Marrëveshja, që ishte formale nuk çoi në bashkimin e dy grupeve dhe as në pajtimin e pikëpamjeve mes tyre; megjithatë konsiderohet hapi i parë drejt një organizate të vetme, për të cilën Partia Komuniste jugosllave kishte dërguar në Shqipëri, sekretarin e Komitetit rajonal për Kosovën, Miladin Popoviç.

1946- 10 udhëheqës nazistë ekzekutohen me varje si kriminelë lufte pas gjyqeve të Nurembergut. Pas vetë-helmimit të Herman Geringut një natë më parë në qelinë e tij, Ribbentropi ishte i pari në radhë. Fjalët e tij të fundit ishin "Unë besoj në Gjermani!"

1962 - Fillon kriza e raketave kubane. Konfrontimi përfundoi më 28 tetor, kur presidenti amerikan Xhon Kenedi dhe sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, U Thant arritën një marrëveshje me Hrushovin . Publikisht, sovjetikët pranuan çmontimin e armëve sulmuese në Kubë dhe kthimin e tyre në Bashkimin Sovjetik, në këmbim të një deklarate publike të SHBA-së që kurrë të mos përpiqen të pushtojnë Kubën . Fshehurazi, SHBA ra dakord të çmontojë sistemin Jupiter IRBM me mbushje bërthamore, që Amerika kishte vendosur në Turqi dhe Itali, që ishin drejtuar kundër Bashkimit Sovjetik.

1953 - Fidel Kastro dënohet me 15 vjet burgim nga regjimi i Batistës. Ai u amnistua më 1955 dhe kthehet në Havanë ku pritet si hero.

1964 - Kina kryen provën e bombës së saj të parë atomike. Ky projekt kishte filluar pas muajit qershor 1959, menjëherë pas Nikita Hrushovi vendosi ndërprerjen e ndihmave për për Kinën.

1978 - Kardinali polak Karol Vojtila zgjidhet si Papa i 264 i Kishës Katolike Romane - dhe merr emrin Papa Gjon Pali II. Ai do të bëhej Papa i dytë më jetëgjatë në histori, si dhe Papa i parë jo-italian që nga vitin 1523. Papa Gjon Pali i dytë është një nga udhëheqësit botërorë që ka udhëtuar më shumë, duke vizituar 129 vende gjatë papatit të tij. Ai, gjithashtu është papa i vetëm që ka lumnuar e shenjtëruar më shumë njerëz se çdo Papë tjetër dhe tani është në prag të Shenjtërimit - Ceremonia është planifikuar për më 27 prill 2014.

Mendim i ditës
"Sa kot, pa merita, është emri.
Homer
XS
SM
MD
LG