Lidhje

Një norvegjezo-somalez i dyshuar për Nairobin


Autoritetet që po hetojnë sulmin vdekjeprurës të muajit të kaluar në qendrën tregëtare në Kenia thonë se një norvegjezo-somalez mund të ketë qënë i përfshirë.

Zyrtarët norvegjezë nuk kanë pranuar të bëjnë publik identitetin e personit. Megjithatë, hetuesit në Kenia thanë se ai është 23-vjeçari Hassan Abdi Dhuhulow, një qytetar norvegjez i lindur në Somali. Nuk është e qartë në se Dhululow është ende gjallë.

Martin Bernsen, një zëdhënës për Shërbimin Policor të Sigurisë në Norvegji tha se autoritetet kanë hetuar përfshirjen e mundshme të një qytetari norvegjez në sulmin e qëndrës tregëtare.

Në një intervistë sot për Zërin e Amerikës, zoti Bernsen tha se “dyshimet ishin bërë të fuqishme” gjatë javës së kaluar. Ai tha se ka prova që bëjnë që këto dyshime të plotësojnë të dhënat nga videot e zbulimit dhe invervistat nga njerëzit që kanë patur informacione rreth të dyshuarit të mundshëm.

Dhuhulow ka lindur në Somali por familja e tij ka lëvizur në Norvegji. Nuk është e qartë në se ai është ende gjallë.

Autoritetet keniane kishin publikuar më pare emrat e katër militantëve që ishin përfshirë në sulm dhe që janë vrarë.
XS
SM
MD
LG