Lidhje

Shqipëri: Policia kap një sasi mariuane


Policia e Gjirokastrës njoftoi se një sasi prej 330 kilogramë mariuanë u bllokua në një automjet që udhëtonte nga Gjirokastra në drejtim të Fierit.
Sipas hetimeve paraprake lënda narkotike ishte marrë në fshatin Lazarat të Gjirokastërs dhe kishte si destinacion Italinë. Sasia e madhe e mariuanës ishte e fshehur në dyshemenë e një kamioni që transportonte profile metalike thanë zyrtarët e policisë së antidrogës.
Policia hoqi me mjete të forta shtresën e dyshemesë së makinës poshtë së cilës ishte fshehur droga.Polcia tha se një shtetas nga Fieri që drejtonte automjetin ku u gjet lënda narkotike u arrestua. Lazarati vazhdon të jetë burimi kryesor i lëndës narkotike të mariuanës në Shqipëri.Këtë vit është rritur ndjeshëm sasia e sipërfaqeve të kultivuara në brendësi të këtij fshati ku policia nuk shkel prej disa vitesh.
XS
SM
MD
LG