Lidhje

Media Arkivi

Serbia akuzon Kosovën


Beogradi akuzoi sot Prishtinën se është duke shkelur marrëveshjen për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet të dy palëve, duke u ndaluar hyrjen në Kosovë zyrtarëve qeveritarë serbë që duan të mbështesin përfshirjen e serbëve në zgjedhjet komunale të tre nëntorit. Autoritetet serbe kritikuan edhe praninë ndërkombëtare e cila, siç thuhet, lejoi përfshirjen e kryeministrave të Turqisë dhe Shqipërisë në fushatën për zgjedhjet komunale në Kosovë. Në Beograd sot është protestuar kundër deklaratave të kryeministrit turk Recep Tayyip Erdogan se Kosova është Turqi dhe Turqia është Kosovë, të bëra gjatë vizitës që ai bëri të mërkurën në Kosovë.

XS
SM
MD
LG