Lidhje

Histori: Çfare ka ndodhur me 27 tetor?


Battle of Milvan Bridge
Battle of Milvan Bridge

1867 - Giuseppe Garibaldi marshon në Romë me forcat e tij, por ushtria e Papës, e mbështetur nga një forcë ndihmëse francez, e ndali atë...

312 - Thuhet se këtë ditë Konstandini i Madh pa vizionin e kryqit. Në fillim nuk e kuptoi se ç'ishte. Por në ëndërr, iu shfaq Krishti dhe i tha që në betejën e ardhëshme, në flamujt dhe në mburojat e ushtarëve të vizatonte shenjën e kryqit ose X dhe Perëndia do t'i sillte fitoren. Në betejën e urës Milvian, ushtria e Kostandinit arriti në fushë-betejë duke mbajtur simbole X dhe korri fitore kundër perandorit Maxentius, që kishte një ushtri disa herë më të madhe në numër. Sipas historianit Eusebius, që nga ajo kohë, Konstandini vazhdimisht e përdori kryqin si shenjë mbrojtje ndaj armiqve. Konstandini i Madh (nga Naissus - i Ilirisë) - perandori i parë i krishterë, i njohur edhe si Shën Konstandini - është një figurë e rëndësishme në historinë e krishterimit. Kisha e Varrit të Shenjtë, ku mendohet të jetë varrosur Jezusi, në Jeruzalem, u ndërtua me urdhërin e tij në shekullin IV.

1553 - Vdiq Miguel Servet, mjek spanjoll, hartograf, dhe humanist, evropiani i parë që përshkroi saktë funksionin e qarkullimit pulmonar, duke thënë se gjaku qarkullon nga zemra në mushkëri dhe jo anasjelltas, siç mendohej. Servetus gjithashtu flet në studimet e tij edhe rreth trurit, trurit të vogël, meninges, nervave, syve, timpanin e veshit, dhe "rete mirabiles" (rrjetës komplekse e përbërë nga ndërthurja e fijeve nervore e vena të imta gjaku). Serveti shquhej edhe në jurisprudencë, në përkthime, poezi dhe studimin e Biblës në gjuhët e saj origjinale. Miguel Serveti, në veçanti njihet në teologji; ai jetoi në periudhën e Reformimit; dhe si intelektual mori pjesë në të, duke zhvilluar një krishtologji jo-trinitariane, unitarizmin (Zoti i pandashëm). Njësoj i dënuar nga katolikë e protestantë për këtë teori, Serveti u arrestua në Gjenevë dhe u dogj i gjallë në turrën e druve si heretik në moshën 42 vjeçare. Vdekja e tij, thonë historianët, sinjalizoi lindjen në Evropë të idesë së tolerancës fetare; që liria e ndërgjegjes të bëhej një e drejtë civile në shoqërinë moderne.

1867 - Giuseppe Garibaldi marshon në Romë me forcat e tij, por ushtria e Papës, e mbështetur nga një forcë ndihmëse franceze, e ndali atë. Në të njëjtin vit, Garibaldi kërkon mbështetje ndërkombëtare për eliminimin e shtetit papnor. Garibaldi (1807 - 1882) gjeneral dhe politikan italian, është konsideruar, si një nga "etërit e Italisë", ose "shpata" që çoi përfundimisht në bashkimin e Italisë. Ai është quajtur "Hero i dy botëve" për shkak të ndërmarrjeve të tij ushtarake në Amerikën Latine dhe Evropë. Garibaldi gëzoi admirimin e shumë prej shkrimtarëve më të mëdhenj të kohës së tij,si Viktor Hugo, Aleksandër Dumas, George Sand. Britania dhe Shtetet e Bashkuara e ndihmuan Garibaldin duke i ofruar strehim dhe mbështetje ushtarake në rrethana të vështira. Këmisha e kuqe veshur si uniformë nga vullnetarët e tij, u bë mjaft popullore. Xhuzepe Garibadi lindi në Nisë të Francës, luftoi kundër saj, për çlirimin dhe bashkimin e Italisë; gjithashtu për çirimin e vendeve të tjera larg e afër nga të huajt ose tirania; dhe jo pa arsye, brigada internacionale në luftën e Spanjës në vitet 1930, u quajt Garibaldi.

1988 - Presidenti Ronald Reagan merr vendimin për shembjen e ndërtesës së Ambasadës amerikane në Moskë për shkak të pajisjeve të përgjimit të instaluara fshehurazi nga sigurimi sovjetik. Vendimi erdhi pas një studimi të porositur nga Departamenti i Shtetit që rekomandoi se do të kushtonte më pak kohë e fonde për ndërtimi e një ndërtese të re, sesa për pastrimin nga pajisjet e përgjimit të ndërtesës së mëparëshme.

Mendim i dites

"Vrajsa e një njeriu nuk bëhet për të mbrojtur një doktrinë, por për të vrarë një njeri."

Miguel Servet

XS
SM
MD
LG