Lidhje

Përgatitjet për zgjedhjet komunale në Kosovë


KOSOVA ELECTIONS

KOSOVA ELECTIONS

Më tre nëntor në Kosovë mbahen zgjedhjet për pushtetin komunal, në të cilat do të konkurrojnë mbi 100 subjekte politike të të gjitha komuniteteve. Për herë të parë pjesëtarët komunitetit serb do të marrin pjesë në votime me mbështetjen e Beogradit zyrtar, pajtimi i të cilit ishte pjesë e marrëveshjes për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Në kuadër të mbulimit të fushatës për këto zgjedhje Zëri i Amerikës do të sjellë frymën e debateve në disa komuna të Kosovës. Korrespondenti ynë, Besim Abazi, thotë në kronikën e tij se përgatitjet për zgjedhjet në komunën e Gracanicës, një komunë me shumicë serbe, karakterizohen me konkurrencë ndërmjet forcave politike që kanë mbështetjen e Beogradit dhe atyre që nuk e kanë një mbështetje të tillë.
XS
SM
MD
LG