Lidhje

Banka e Shqipërisë: Rritja ekonomike e dobët


Në Shqipëri guvernatori i Bankës së Shqipërisë Ardian Fullani, tha sot se rritja ekonomike e vendit pritet të jetë e dobët, duke shpresuar në një rigjallërim të lehtë vitin e ardhshëm.

“Ekonomia shqiptare është karakterizuar nga rritja e ngadaltë ekonomike dhe njëkohësisht nga presione të ulta inflacioniste gjatë vitit 2013. Rritja ekonomike u ngadalësua me 1.1 për qind në tremujorin e dytë ndërsa informacionet e disponuara sugjerojnë për një aktivitet të dobët ekonomik edhe përgjatë tremujorit të tretë”, deklaroi guvernatori.
XS
SM
MD
LG