Lidhje

SHBA, përpjekje për investime të huaja


Shtetet e Bashkuara po ndërmarrin një përpjekje të re për të tërhequr më shumë investime të huaja për rigjallërimin e ekonomisë amerikane.

President Barack Obama njoftoi sot planet për të filluar një përpjekje për të tërhequr më shumë kompani të huaja, veçanërisht ato biznese që do të zgjeronin tregun e punës. Deri tani, misione të tilla u janë lënë në dorë shteteve të veçanta dhe qyteteve të mëdha.

Shtëpia e Bardhë tha se do të përdorë programin SelectUSA për ta bërë krijimin e vendeve të punës nga investimet e huaja një përparësi për ambasadat amerikane.

Presidenti dhe zyrtarë të ekonomisë po zhvillojnë sot dhe nesër takimin e parë të nivelit të lartë të Investimeve, një ngjarje që ka tërhequr 1,200 vizitorë nga 60 vende të ndryshme.
XS
SM
MD
LG