Lidhje

Snowden merr ofertë pune në Rusi


Avokati i ish kontraktorit amerikan të agjencisë së zbulimit, Edward Snowden tha se ai është punësuar në një nga faqet më të mëdha elektronike ruse.

Avokati Anatoly Kucherena tha se Snowden fillon punë nesër në një kompani të paidentifikuar. Ajo nuk bëri të ditur emrin e punëdhënësit në përpjekje për ta mbajtur sekret vendndodhjen e të kërkuarit nga autoritetet amerikane. 30 vjeçari Snowden po jeton në Rusi me statusin e azilantit.

Disa muaj më parë, themeluesi i faqes VKontakte, një version rus i Facebook-ut i ofroi Snowdenit punë. Por ai nuk pranoi të komentonte sot në se është ai që e ka punësuar.

Informacionet e fshehta të agjencive amerikane të zbulimit, të bëra publike nga Snowden vazhdojnë të tëheqin vëmendjen në mbarë botën.

Edward Snowden kërkohet nga autoritetet amerikane për t’u gjykuar nën akuzat për spiunazh pasi bëri publike një numër dokumentash të klasifikuara që japin hollësi mbi programet e përgjimit të kryera në mënyrë klandestine nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare.
XS
SM
MD
LG