Lidhje

Lejohet përdorimi i pajisjeve elektronike në avionë


Pasagjerët e linjave ajrore në Shtetet e Bashkuara së shpejti do të jenë në gjendje të përdorin pajisjet e tyre elektronike gjatë gati të gjithë udhëtimit, edhe pse thirrjet me celular mbeten të ndaluara.

Për dekada me rradhë, udhëtarët amerikanë të avionëve kanë qenë të detyruar të fiknin pajisjet e ndryshme elektronike, duke përfshirë telefonat celularë inteligjentë, tabletat kompjuterike dhe pajisje të tjera, kur dyert e avionëve mbylleshin për të nisur fluturimin.
Koha e implementimit të këtyre ndryshimeve është lënë të zgjidhet nga vetë kompanitë ajrore, por Administrata Federale e Aviacionit tha se shumica e kompanive ajrore do ta implementojnë këtë ndryshim deri nga fundi i vitit.

Pasagjerëve do t’u lejohet t’i përdorin pajisjet për të lexuar, luajtur lojra, parë filma dhe për të dëgjuar muzikë.
Megjithatë, atyre do t’u ndalohet ende lidhja në internet, përdorimi i postës elektronike dhe shkarkimi nga interneti kur avionët janë duke fluturuar nën 3.000 metra lartësi.
XS
SM
MD
LG