Lidhje

Përgjimi, Indonezia thërret ambasadorin australian


Indonezia thirri ambasadorin Australian në Xhakarta pas njoftimeve se Australia ka lejuar programe të fshehta amerikane të përgjimit të operojnë në ambasadat e saj në Indonezi, Tajlandë, Vietnam, Kinë dhe Timorin Lindor.

Njoftimet bazohen në dokumentat e bëra publike nga ish kontraktori i Agjencisë Kombëtare të Sigurisë Edward Snowden. Aty thuhet se ambasada amerikane në Xhakarta është përdorur për të spiunuar udhëheqësit indonezianë.

Diplomati australian Greg Moriarty foli me gazetarët pas takimit.


"U takova me Sekretarin e Përgjithshëm. Për mendimin tim, ishte një takim i mirë dhe tani më duhet të shkoj dhe t’i raportoj drejtpërdrejt qeverisë sime."


"Jemi sigurisht thellësisht të shqetësuar dhe është diçka që nuk mund ta pranojmë. Kemi kërkuar sqarime si nga pala australiane ashtu edhe nga qeveria amerikane mbi njoftimet për veprimtaritë në ambasadat e tyre në Xhakarta”, tha ministri i jashtëm indonezian.

Diplomatët indonezianë kanë thënë se aktivitetet jo vetëm që klasifikohen si shkelje e sigurisë, por përbëjnë gjithashtu një shkelje serioze e normave dhe etikës diplomatike.
XS
SM
MD
LG