Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 4 nëntor?

  • Astrit Lulushi

The Souliote Women 1827 Louvre Museum Ary Scheffer

The Souliote Women 1827 Louvre Museum Ary Scheffer

1948 - T.S. Eliot merr Çmimin Nobel në Letërsi "për kontributin e shquar dhe si pionier i poezisë moderne"

1770 - Lindi François Charles Hugues Laurent Pouqueville - diplomat francez, shkrimtar, explorues, mjek dhe historian. Aristokrat, monarkist, që ndihmoi revolucionin, pastaj u nda prej tij; për dy vjet rob i sulltanit, pastaj konsull i përgjithshëm i Bonapartit në Janinë, pranë Ali Pashë Tepelenës; udhëtoi gjerësisht në të gjithë Shqiperine jugore dhe në Greqinë e pushtuar Osmane. Me diplomacinë dhe shkrimet e tij, ai u bë arkitekt i filo-helenizmit në të gjithë Evropën; kontribuoi jashtëzakonisht për rilindjen dhe çlirimin e kombit grek. Dëshmitë në lidhje me masakrat e kryera nga Ali Pasha ndaj sulioteve më 1804, Pouqueville i botoi në një kapitull të veçantë në librin e tij Historia e Rilindjes së Greqisë (1824), që frymëzoi dramaturgun francez Népomucene Lemercier për të shkruar tragjedinë në 5 akte: "Martiret e Sulit" (Paris , 1825), dhe piktorin romantik Ary Scheffer për të pikturuar "Gratë Souliote"

1918 - Lufta e Parë Botërore : Austro- Hungaria dorëzohet. Armëpushimi i nënshkruar në vilën Giusti përfundoi luftën midis Italisë dhe Austro - Hungarisë në frontin italian. Armëpushimi hyri në efekt 24 orë më vonë.

1948 - T.S. Eliot merr Çmimin Nobel në Letërsi "për kontributin e shquar dhe si pionier i poezisë moderne" Thomas Stearns Eliot (1888 - 1965) ishte eseist, publicist, dramaturg, kritik letrar dhe "një nga poetët më të mëdhenj të shekullit XX ". Lindur në Saint Louis, Misuri në Shtetet e Bashkuara, ai emigroi në Britani në vitin 1914 dhe më 1927 u bë nënshtetas britanik. Fillimisht, T.S. Eliot tërhoqi vëmendjen për poemën e tij "Këngë dashurie e J. Alfred Prufrock (1915) , e cila shihet si kryevepër e lëvizjes moderniste. Në vitin 1915, Ezra Pound, botues i revistës Poems , rekomandon botimin e "The Love Song of J. Alfred Prufrock". Poema është një udhëtim në përvojën e vetëdijes së një njeriu, Prufrock. Kritikët thonë se struktura e poemës është ndikuar thellësisht nga Dante dhe Shekspiri, që ishin poetët më të preferuar të T. S. Eliotit. Ja disa vargje nga poema "The Love Song of J. Alfred Prufrock"
(shqipërim)

"Le të shkojmë, ti e unë
Të shtrihemi mbrëmjeve nënqiell
Si pacientë në eter mbi tryezë;
Le të kalojmë rrugëve të shkreta.
Humbur mes pëshpëritjeve
Këtyre netëve shqetësuese;
Në hotele të lira e restorante
Ku shërbehen guacka te gjalla;
Anës rrugeve që zgjaten
Si argumente të lodhëshme;
Me qëllime tinëzare që shpien
Në pyetje psherëtima dërrmuese."



1952 -Qeveria e Shteteve të Bashkuara themelon Agjencinë Kombëtare të Sigurimit, apo NSA - prodhuese kryesore dhe administruese e të dhënave të zbulimit - që vepron nën juridiksionin e Departamentit të Mbrojtjes dhe i raporton Drejtorit të Inteligjencës Kombëtare . NSA është e ngarkuar me mbledhjen, monitorimin global, deshifrim, përkthimin dhe analizimin ee informacioneve dhe për qëllime kundër-zbulimi, përfshirë mbikëqyrjen e individëve në shënjestër në tokën amerikane. NSA është e autorizuar për të përmbushur misionin e saj nëpërmjet mënyrave dhe mjeteve të fshehta, ndër të cilat është sistemi elektronik i përgjimit. Drejtori i NSA-së shërben njëkohësisht si Komandant i Qendrës Kibernetike të Shteteve të Bashkuara dhe si Shef i Shërbimit Qëndror të Sigurimit.

1956 - Trupat sovjetike hynë në Hungari për të shtypur Revolucionin antikomunist hungarez, që kishte filluar më 23 tetor . Si pasojë, mijëra vetë u vranë, shumë të tjerë u plagosën, dhe gati 250-mijë hungarezë ikën nga vendi.

1979 - Në Iran, 3-mijë militantë pushtuan ambasadën amerikane në Teheran. Ata kapen 54 anëtarë të personelit të ambasadës. Militantët kërkuan që Shahu i Iranit, i cili kishte sunduar për dekada të tëra dhe tani ishte duke kërkuar trajtim mjekësor në Perëndim, t'u dorëzohej atyre për gjykim; Shtetet e Bashkuara të kërkonin falje për krimet kundër popullit iranian; dhe pasuritë e Shahut të depozituara jashtë t'u jepeshin atyre. Kjo ngjarje, e njohur si Kriza e Pengjeve Iraniane, zgjati 444 ditë, duke marë fund në ditën e përurimit të presidentit Ronald Regan, më 20 janar 1981.

1995 - Kryeministri Yitzhak Rabin, 73 vjeç, u qëllua për vdekje pas një mitingu pro- paqes në Tel Aviv, nga studenti i drejtësisë, Yigal Amir, i cili ishte kundër përpjekjeve të Rabinit për të arritur një marrëveshje për paqe me palestinezët.

2008 - Barack Obama bëhet i pari afrikano -amerikan i zgjedhur President i Shteteve të Bashkuara të Amerikës . Barack Hussein Obama II; lindur 4 gusht 1961, është presidenti i 44 dhe aktual i Shteteve të Bashkuara. I lindur në Honolulu, Hawai, Obama është një i diplomuar i Universitetit Kolumbia dhe Shkolla Harvard e Drejtësisë. Ai punoi si avokat i drejtave civile; shërbeu tre mandate në Senatin e Illinois 1997-2004, pa sukses kandidon për Dhomën e Përfaqësuesve të Shteteve të Bashkuara në vitin 2000; në vitin 2004 zgjidhet në Senatin amerikan. Obama filloi fushatën presidenciale në vitin 2007; në vitin 2008, pas një gare të ngushtë me Hillary Clinton, Obama fiton numrin e mjftueshëm të delegatëve të kuvendit të Partisë Demokrate për emërimin presidencial. Ai pastaj mundi kandidatin republikan John McCain në zgjedhjet e përgjithshme, dhe u përurua president më 20 janar, 2009. Nëntë muaj më vonë, në tetor, Barak Obama u nderua me Çmimin Nobel për Paqe.

Mendim i ditës
"Poezia e vërtetë komunikon para se të kuptohet."
T. S. Eliot
XS
SM
MD
LG