Lidhje

Anglishtja amerikane në Hong Kong


Hong Kongu ishte një koloni britanike për 156 vjet, para se t’i kthehej Kinës në vitin 1997. Në këtë qytet, ku gjuha angleze akoma flitet dhe mësohet gjerësisht, shumë njerëz tani dëshirojnë të mësojnë anglishten amerikane.

Këta fëmijë janë në kursin e anglishtes të fundjavës. Ata po mësojnë t’i shqiptojnë fjalët në mënyrën amerikane. Fëmijët e Victor Chan ndjekin mësimet këtu:

“Unë kam ndërmend t’i dërgoj bijtë e mi për studime në Amerikë, prandaj zgjodha theksin amerikan. Ai do t’u vlejë më shumë për punësim në vendet perëndimore”.

Shkolla Nature EQ është një disa shkollave në Hong Kong që ofrojnë klasa anglishteje amerikane. Kur Frankie Ng hapi shkollën 17 vjet më parë, ai kishte vetëm 40 nxënës. Sot, shkolla ka kapacitet maksimal me 350 nxënës.

“Tingujt e anglishtes amerikane janë të qartë, të lehtë për t’u mësuar dhe për t’u kuptuar”.

Por këta fëmijë nuk shqetësohen për këtë.

“Unë mendoj se anglishtja amerikane po bëhet gjithnjë e më e rëndësishme, dhe ndoshta do të mbizotërojë anglishten britanike, kështu që unë jam i gatshëm për ta mësuar”.

Në distriktin Tseung Kwan O të Hong Kongut, në kursin “American English Workshop”, kur u hap një vit më parë, shkonin vetëm 20 nxënës, por sot, më shumë se 180.

Shkollat private që ofrojnë anglishten amerikane janë në rritje në Hong Kong, por në shkollat publike ende mësohet anglishtja britanike.


Vëzhguesit thonë se anglishtja amerikane është duke mbizotëruar në botë si gjuha e biznesit ndërkombëtar. Rritja e përdorimit të shprehjeve frazeologjike dhe i theksit amerikan në fusha të tjera i është atribuar shpesh ekspozimit të botës ndaj kulturës amerikane, veçanërisht filmave, videove, lojërave kompjuterike dhe internetit.


Mësuesit e gjuhës në Hong Kong thonë se kinezët e pasur nga Kina ndihmojnë me rritjen e kërkesës, duke shkuar në Hong Kong për mundësi më të mëdha shkollimi.


Por në rrugët e Hong Kongut, anglishtja britanike akoma mbizotëron.
Ndërkohë, një numër në rritje i të rinjve në Hong Kong duan të mësojnë anglishten amerikane.

XS
SM
MD
LG