Lidhje

Edhe një takim rreth armëve bërthamore të Iranit


Negociatorët ndërkombëtarë të armëve bërthamore do të takohen përsëri këtë javë me ministrin e Jashtëm iranian për bisedime mbi kufizimin e programit bërthamor të këtij vendi për shkak të shqetësimeve se Teherani mund të jetë duke proddhuar armë atomike. Irani po përpiqet t’i japë fund sanksioneve të dëmshme për ekonominë e vet, duke paraqitur propozime të reja në këto negociata, por aleatët e Amerikës, Izraeli dhe Arabia Saudite mendojnë se administrata e presidentit Obama po vepron me shpejtësi.

Ndërsa Agjencia e Kombeve të Bashkuara për armët bërthamore njofton se janë zhvilluar bisedime "produktive" me Iranin lidhur me inspektimet tepër të vonuara të qendrave bërthamore, Shtetet e Bashkuara thanë se mirëpresin mundësinë për të testuar nëse Irani është i gatshëm të përmbushë standartet ndërkombëtare.

“Disa njerëz kanë lenë të kuptohet se edhe testimi i gadishmërisë së Iranit është një hap i gabuar. Unë mendoj se ideja, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës, si vendi më i përgjegjshëm në botë, të mos shqyrtojë një mundësi të tillë, do të ishte një papërgjegjshmëri e madhe dhe e rrezikshme, prandaj ne nuk do të përulemi përballë këtyre taktikave të frikës dhe forcave që sugjerojnë të kundërtën”.

Mes vendeve të shqetësuara rreth negociatave me qeverinë e re të Iranit janë aleatët e vjetër të Amerikës, Izraeli dhe Arabia Saudite.

“Është një argument i njohur kur dëgjon sauditët të flasin rreth asaj që duhet bërë për të parandaluar një Iran me armë bërthamore. Kur bëhet fjalë për Iranin shqetësimi i një vendi arab është i ngjashëm me shqetësimin e hebrenjve”.

Ministrja Livni thotë se Izraeli është i interesuar të bashkëpunojë me qeveri të vendeve arabe, të shqetësuara rreth Iranit.

“Fatkeqsisht konflikti i hapur mes Izraelit dhe palestinezëve e bën shumë të vështirë në mos të pamundur bashkëpunimin e këtyre qeverive me Izraelin për sa i përket Iranit sepse opinioni publik në ato vende ende e shikon Izraelin si armik”.

Uashingtoni nuk ka bërë sa duhet për të zbutur shqetësimet saudite dhe izraelite rreth bisedimeve mbi programin bërthamor të Iranit, thotë ish ambasadori amerikan, Adam Ereli.

“Nervozizmi i tyre është i kuptueshëm sepse ata shikojnë se çfarë po ndodh në Uashington dhe në Nju Jork, ndërkohë që nuk po dëgjojnë ndonjë gjë ndryshe në bisedat private nga zyrtarë të lartë të qeverisë amerikane”.

Sipas ish ambasadorit Ereli, nervozizmi rreth synimeve të Iranit është mëse i bazuar.

“Mendoj se objektivi i tyre është zhvillimi i një arme bërthamore. Iranianët nuk do të pranojnë kufizime që do t’i parandalonin ata të arrinin këtë objektiv, edhe nëse bëhet fjalë për lehtësimin e sanksioneve”.

Irani thotë se nuk po përpiqet të zhvillojë armë bërthamore madje programi i tij ka qëllime paqësore dhe civile. Media shtetrore njoftoi se bisedimet nga fundi i tetorit me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike kapërcyen një "ngërç" mes Iranit dhe kësaj agjencie.

Përparimi në bisedime pasoi zgjedhjen e Presidentit Hassan Rouhani, i cili po ndjek një kurs të ri për Iranin, thotë profesori i Universitetit Amerikan, Akbar Ahmed.

“Mendoj se ekziston besimi në Iran se duhet bashkëpunuar me komunitetin ndërkombëtar dhe duhet të dilet nga izolimi”.

Sekretari Kerry thotë se Shtetet e Bashkuara presin masa konkrete nga Irani.

“Ne i mbajmë sytë hapur. Veprimet e Iranit duhet të jenë reale dhe plotësisht të verifikueshme. Ata duhet të veprojnë dhe fjalët nuk mund të zëvëndësojnë këto veprime”.
Zoti Kerry thotë se vetëm veprime të verifikueshme do të çojnë në zbutjen e sanksioneve të Shteteve të Bashkuara dhe Bashkimit Evropioan, të cilat kanë shkurtuar eksportet e naftës iraniane me më shumë se 1 milion fuçi në ditë, sanksione që kanë sjellë rritjen e inflacionit dhe uljen e vlerës së monedhës iraniane.

XS
SM
MD
LG