Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 6 nëntor?

  • Astrit Lulushi

Abraham Lincoln

Abraham Lincoln

1860 - Abraham Linkoln zgjidhet president i Shteteve të Bashkuara - i pari president i dalë nga Partia Republikane. Ai erdhi në detyrë, ndërsa Amerika ishte pushtuar nga fryma e ndarjes veri - jug. Linkolni e filloi mandatin me një apel për banorët e shteteve jugore; "Ne nuk jemi armiq, por miq. Ne nuk duhet të jemi armiq ... Kordat mistike të kujtesës, që shtrihen nga çdo fushëbetejë e varr atdhetari e deri në çdo zemër e vatër në mbarë vendin, do të vazhdojnë të fuqizojnë korin e Unionit, të përbërë nga engjëjt më të mirë të natyrës sonë ". Por... dështimi i bisedimeve veri - jug më1861, sinjalizoi se kompromisi për ruajtjen e bashkimit ishte i pamundur, ndërkohë që Linkolni këmbëngulte se shpërbërja nuk mund të tolerohet.

1893 - Kompozitori Peter Ilyiç Çaikovski vdiq në Shën Petersburg të Rusisë , në moshën 53 vjeçare. Shkaku zyrtar i vdekjes u tha se ishte kolera. Ky shpjegim është pranuar edhe nga shumë biografë të kompozitorit. Teoritë se vdekja Çajkovskit ishte vetëvrasje doli shpejt në sipërfaqe; shkaku i vdekjes së Çajkovskit vazhdon të kontenstohet.

1957 - Në Nju Jork, botohet numri i parë i gazetës së përmuajshme "Shqiptari i Lirë:. Pas vitit 1970 gazeta filloi të botohej në mënyrë sporadike; Shqiptari i Lirë, ishte një zë alternativ informimi nga bota e lirë për shqiptarët e shtypur dhe izoluar nga regjimi komunist. Numrat e gazetës futeshin ilegalisht në Shqipëri. "Shqiptari i Lirë" ishte ogan i Komitetit Shqipëria e LirË, organizatë kundërshtare e regjimit të komunist. Ky komitet ishte themeluar në vitin 1949 në Nju Jork - dhe për pak kohë u kryesua nga Mid'hat Frashëri. Nga viti 1956 drejtimi iu ngarkua Dr. Rexhep Krasniqit. Gjatë viteve, kjo organizatë ndimoi mijëra shqiptarë të ikur nga Shqipëria që të rifillonin jetën e tyre në Amerikë. Pas rënies së komunizmit, ekzistenca e Komitetit Shqipëria e Lirë u bë e panevojëshme dhe më 1992, këshilli drejtues vendosi shpërbërjen e tij.

1960 - Në prag të hapjes së Konferencës së 81-të ndërkombëtare të Partive komuniste në Moskë, rusët publikojnë një dokument ku sulmohen politikat dhe veprimet e udheheqjes së Shqiperisë, duke theksuar se një numer udhëheqësish në Tirane ishin burgosur thjesht për përkrahjen e partisë komuniste sovjetike. "Rusia humbi një Shqipëri dhe Kina fitoi një Shqiperi", u tha Hrushovi delegateve, para hapjes se konferencës, më 10 nëntor. Delegacioni shqiptar kishte mbërritur ne Moske një ditë më parë (5 nëntor) dhe përbëhej nga Enver Hoxha, Mehmet Shehu, Hysni Kapo, etj.



Mendim i ditës
"Frymëzimi është mysafir që nuk ka dëshirë të vizitojë dembelin."
Pyotr Ilyich Tchaikovsky
XS
SM
MD
LG