Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 7 nëntor?


Leon Trotsky
Leon Trotsky
1879 - Lindi Leon Trotski (Trocki), teoricien, politikan rus, themelues i Ushtrisë së Kuqe - figurë e madhe e Revolucionit të Tetorit 1917, i dyti vetëm pas Leninit. Më vonë Trocki shërbeu si Komisar i Popullit për luftën, dhe për çështje të jashtme. Por pas vdekjes së Leninit më 1924, nën Stalinin , ai u përjashtua nga Partia dhe në vitin 1928 u dëbua nga Bashkimi Sovjetik. Trocki u vra në Meksikë nga një agjent i Stalinit në vitin 1940. Idetë e tij formuan bazën e Trockizmin, shkollë e mendimit marksist. Kohë para revolucionit rus, Trocki ishte gazetar. Në shtator të vitit 1912, ai dërgua në Ballkan nga gazeta e Kievit "Kievskaya Misl" për të mbuluar luftrat ballkanike. Në një prej artikujve të tij, Trockit përshkruan mizoritë e kryera kundër shqiptarëve në Maqedoni dhe Kosovë në prag të pushtimit serb, në tetor 1912, gjatë një aksioni të trupave serbe për çarmatosjen e shqiptarëve.
"Ika i tmerruar.....Do të kishte qenë pa dobi, çdo përpjekje për t'u dalë shqiptarëve në mbrojtje. Për ushtarët do të kishte qenë e mjaftueshme vetëm konfiskimi i armëve.. Por jo. Dhe e gjithë kjo ndodhi përballë stacionit ku treni im sapo kishte arritur....ika i tmerruar, për të mos dëgjuar britmat e shkatuara nga dhimbjet....nuk isha në gjendje as t'i ndihmoja." Në vitin vitin 1917, ndërkohë si komisar për çështje të jashtme, Leon Trocki zbuloi dhe bëri publik Traktatin e Fshehtë të Londrës, nënshkruar në prill 1915, midis Italisë, Anglisë, Francës dhe Rusisë cariste për copëtimin e Shqipërisë. Sipas Traktatit; Italisë do t'i jepej Vlora dhe Sazani; Greqisë, Korça dhe Gjirokastra; dhe Serbisë e Malit të zi, Shkodra e Kosova; ndërsa Shqipëria do të shndërrohej një principatë myslimane me territoret e mbetura. Synimi i traktatit ishte për të tërhequr Italinë në luftë kundër Austro-Hungarisë. Traktati i Fshehtë i Londrës, i publikuar nga Trocki, u përkthye në shqip nga austriakët dhe u shpërnda në të gjitha trojet shqiptare, duke shkaktuar indinjatë ndaj Italisë dhe vendeve fqinje, si dhe një ndjenjë simpatie për Rusinë bolshevike që zbuloi traktatin. Kur Lenini vdiq më 1924, "propozimin për të mbajtur zi për këtë të fundit ne parlamentin shqiptar e ka bërë Jashar Erebara, dhe pas disa të qeshurave që u dëgjuan, e merr fjalën Avni Rustemi, i cili, pasi ngutet të thotë se nuk do as bolshevizmin, as Shqipërinë bolshevike, nënvizon që Lenini qe i pari që denoncoi traktatin e fshehtë të vitit 1915, që ish për copëtimin e Shqipërisë; prandaj duhet nderuar. Pas tij ndërhyn me ironi shkurt Eqrem Vlora: “Të nderojmë atë që theri mijra shpirtra me duart e tij …” Në këtë pikë duket se mbyllet ky diskutim. Më pas e merr fjalën Ali Këlcyra, i cili propozon të mbahet zi për Jovan Cico Kosturin. Sa më sipër nuk ndihmon për të thënë me siguri, nëse është mbajtur zi ose jo per Leninin." (ResPublica)

1916 - Jeannette Rankin bëhet gruaja e parë e zgjedhur në Kongresin e Shteteve të Bashkuara. Ajo përfaqësoi shtetin Montana dhe u zgjodh përsëri në vitin 1940. Një pacifist gjatë gjithë jetës, Jeannette Rankin ishte një nga 50 anëtarët e Kongresit të cilët votuan kundër hyrjes së SHBA-së në Luftën e Parë Botërore në në vitin 1917, dhe e vetmja që votoi kundër shpalljës së luftës ndaj Japonisë pas sulmit në Pearl Harbor në vitin 1941.

1944 - Presidenti amerikan Franklin D. Roosevelt (F. D. R.) fitoi një mandat të katërt , duke mposhtur Republikane Thomas E. Dewey. F. D. R. vdiq në detyrë më 12 prill 1945, 53 ditët pas fillimit të mandatit të tij të katërt. Zëvendës Presidenti Harry Truman u bë president dhe në fund të mandatit më 1948, u zgjodh president.

Mendim i ditës
"Koha është ajo që kemi nevojë më së shumti, por që e përdorim më keq se çdo gjë tjetër."
William Penn
XS
SM
MD
LG