Lidhje

Histori: Çfare ka ndodhur më 10 nëntor?

  • Astrit Lulushi

4th Crusade

4th Crusade

Franca i jep fund adhurimit të detyruar të Perëndisë. Kjo hedh bazat e sekularizmit, ku shteti laik qëndron asnjanës ndaj fesë.Por kjo i hapi udhën edhe ateizmit...

1202 - Kryqezata e katert: Përkundër letrës nga Papa Inoçenti III që e ndalon kryqëzatën dhe kërcënon pjesmarësit me shkishërim, kryqtarët, nisur për të çliruar Jeruzalemin nga myslimanët, ndalen në Kroaci; rrethojnë qytetit e Zarës, nën kontrollin e Bizantit; pushtojnë qytetin, djegin, plaçkisin, vrasin, duke shkaktuar zemërim në mbarë perandorinë bizantine. Kjo ngjarje, thonë historianët, shënoi fillimin e ndarjes përgjithmonë të krishtërimit perëndimor katolik nga ai lindor orthodoks.

1444 - Beteja në Varna të Bullgarisë në brigjet e Detit të Zi: Sulltan Murati II mund ushtritë e krishtera hungareze, polake nën komandën e Janosh Huniadit. Humbja hap udhën për rënien e Kostandinopojës më 1453. Me fitoren e Varnës, osmanët hoqën një pengesë të rëndësishëm drejt zgjerimit në Evropën Qendrore dhe Lindore; betejat e mëvonshme bënë që një numër evropianësh të pranojnë sundimin osman dhe fenë islame - të detyruar ose për lehtësi, përfitim a oportunizëm.

1793 - Franca i jep fund adhurimit të detyruar të Perëndisë. Kjo hedh bazat e sekularizmit, ku shteti laik qëndron asnjanës ndaj fesë. Por në Francën e Revolucionit, kjo krijoi për pak kohë, për herë të parë në histori, kushtet e praktikimit të ateizmit shtetëror, ku shteti bëhet armiku i fesë. Që atëherë, një politikë e tillë u përsërit në Meksikën Revolucionare (1824), dhe më pas në shekullin XX, në disa shtete marksiste-leniniste. Bashkimi Sovjetik, për shembull, pati një histori të gjatë të ateizmit shtetëror, që ishte veçanërisht i ashpër nga vitet 1929-1939; e quajtur epoka e mesme staliniste. Por, rekordin si shtet ateist më jetëgjatë në Botë e mban Shqipëria nën stalinizëm, kur nga viti 1967 - 1990, ateizmi ishte absolut.

1836 - Louis Napoleon III mërgon në Amerikë, vetëm për një kohë të shkurtër. Nga 65 vite të jetë së tij, vetëm 28 prej tyre Louis Napoleon i shpenzoi në Francë; pjesën tjetër të jetës ai e kaloi në mërgim a dëbim në Itali, Gjermani, Zvicër, Angli ose në Shtetet e Bashkuara.

1911 - Manjati industrialist Andrew Carnegie themelon Korporatën Carnegie, për të nxitur perhapjen e njohurive dhe të kuptuarit mes njerëzve. Karnagie, mërguar qysh fëmjë nga Skocia në Amerikë për t'i shpëtuar varfërisë - shpesh pasojë e paditurisë - sapo u bë i pasur u kujdes që fondacioni i krijuar me paratë e tij të ndihmonte shtrirjen e arsimit fillor e të lartë, nga fëmijët tek të rriturit në Amerike, edhe në botë. Emri Karnagie sot kujtohet për pasurinë prej miliardash që ai kishte, por edhe për cfarë pasuria duhet të përdoret - Andrew Carnagie është mishërim i bamirësisë në kulturë, art, arsim e mirëkuptim mbarë njerëzor.

Mendim i ditës
"Suksesi është i vogël atje ku e qeshura është e pakët."
Andrew Carnegi
XS
SM
MD
LG