Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 11 nëntor?

  • Astrit Lulushi

Gottfried Wilhelm von Leibniz

Gottfried Wilhelm von Leibniz

1675 - Gottfried Wilhelm Leibniz demonstron për herë të parë kalkulusin integral y = ƒ(x), paralelisht me dhe në mënyrë të pavarur nga Isak Njutoni, duke u bërë bashkë-themelues i kësaj fushe të matematikës. Leibniz - filozof, historian, matematikan, jurist, diplomat, filolog - figurë e rëndësishme në mendimin perëndimor, lindi në Leipzig. Ai ishte presidenti i parë i Akademisë Prusiane të Shkencave.

Por, pullariteti i tij sa ishte gjallë edhe u cënua, vecanërisht nga Volteri, i cili si mik i Njutonit, e ironizoi atë; madje edhe Kandidin e shkroi me Leibnizin në mendje. Por Leibniz ishte njeri i interesave të shumta.

Në 10 vitet e fundit të jetës, një nga përkushtimet e tij u bë edhe gjuha shqipe. Së pari, Leibnizi goditi mitin se shqipja, meqenëse flitej në Ballkan, bënte medoemos pjesë në grupin e gjuhëve sllave, apo rridhte nga greqishtja ose latinishtja. Ai besonte se shqipja ishte ilirishte (sic do të demonstrohej nga Franz Bopp më shumë se një shekull më vonë); Leibniz mendonte se shqipja kishte lidhje me gjermanishten dhe këto ngjashmëri ai i kërkon në keltishten e lashtë.

Mendimet mbi shqipen, Leibniz i shprehu në letërkëmbimet e tij (1705 - 1715) me shkencëtarë, studiues e intelektualë të kohës - gjithsej 5 letra mbi shqipen. (FESH). Ja si shkruante Leibniz - ndër të parët, në mos i pari albanolog që e vendosi shqipen në hartën e botës së studimieve gjuhësore: "Sa për gjuhën e shqiptarëve, e njohur si Linguam Illiricam...mendoj se është e denjë të studiohet....Të dhënat që kam tregojnë se shqipja përmban shumë latinisht dhe pak gjermanisht. Dhe ky është mendimi im mbi disa fjalë shqipe: 'hundë' nga keltishtja e vjetër ka dhënë gjermanishten 'wen' - 'qen', kafshë që karakterizohet nga përdorimi i hundës 'nose' - 'nuhatje'. Fjala 'gjueti', anglisht "hint" - 'gjurmë' - 'shenjë'; gjermanisht 'spuhr', nga 'kunde' - 'dije, njohje'. Fjala 'krah' lidhet me 'krezzen, crabbe' - 'gaforre' nga rrjedhin kthetër, zvarrë, rrafsh, zero. 'Gaforrja' mund të ketë lidhje edhe me 'furkën, pirunin'. Fjala 'burrë' mund të jetë e lidhur me 'brautigam' 'dhëndër'. Ndërsa fjalët shqipe për numrat nuk kanë asgjë që mund të rrjedhin nga gjuhët fqinje, por, duke ditur shumë gjuhë të tjera, studiuesi mund të jetë në gjendje të kuptojë shumë fjalë të shqipes; fjala 'det' nga Delt, dmth Thalassa, Thellësi, Perendia e Detit në mitologjinë greke. Është e qartë se reliket e ilirishtes janë ruajtur në gjuhët moderne, veçanërisht në atë të shqiptarëve", shkruan Leibniz, në "Opera Philologica", përkthyer nga frengjishtja në anglisht nga Robert Elsie.

Vlera e ideve të Leibnizit qëndron edhe në faktin se si shkencëtar serioz, ai tërhoqi vemendjen e shkencëtarëve të tjerë për t'u marë me studime në fushë të shqipes. Ky interesim i Leibnizit mund të shpjegojë ndoshta edhe arsyen pse albanologjia ka tërhequr vazhdimisht shkencëtarë, gjuhëtarë e filologë ndër më të shquarit gjermanë e nga bota.

Leibniz shkroi kryesisht frengjisht e latinisht, dhe pak gjermanisht. Shumica e shkrimeve të tij ndodhen ende të pa botuara, dhe janë marë në mbrojtje nga UNESKO. Në vitin 1985, qeveria gjermane krijoi Çmimin Leibniz, duke ofruar një shpërblim vjetor prej 1-milionë e 550-mijë euro për rezultate praktike dhe 770-mijë euro për ato teorike në shkencë. Ky është çmimi më i lartë në botë për arritje shkencore.


1889 - Uashingtonit pranohet si shteti i 42-të i Shteteve të Bashkuara. Kongresi e kishte miratuar këtë disa muja më parë, por një prej kushteve të përcaktuara për shtetësi ishte miratimi i një kushtetute të shtetit. Vetem pas kësaj, presidenti Benjamin Harrison nenshkroi aktin e pranimit të shtetit te ri.

1918 - Lufta e Parë Botërore: Gjermania nënshkruan një marrëveshje për armëpushim me aleatët në një vagon treni në pyllin Compiègne të Francës. Luftimet ndaluan zyrtarisht në orën 11:00, të ditës së 11 te muajit të 11 dhe kjo ditë është nderuar çdo vit me një heshtje dy-minutëshe, ndërsa Shtetet e Bashkuara e kanë shpallur 11 nëntorin Ditën e Veteranëve .Lufta e parë Botërore përfundoi zyrtarisht me nënshkrimin e Traktatit të Versajës, më 28 qershor 1919.

Mendim i ditës
"Koha ndryshon çdo gjë; nuk ka asnjë arsye përse gjuha duhet t'i shpëtojë këtëj ligji universal"
Ferdinand De Saussure

Trego komentet

XS
SM
MD
LG