Lidhje

Kimioterapia dhe efektet anësore


Kimioterapia mund të përdoret për trajtimin e llojeve të ndryshme të kancerit të gjirit. Ajo vret qelizat malinje, por ka efekte anësore të dhimbshme. Në vazhdim ju njohim me përvojën personale me kimioterapinë të gazetares së Zërit të Amerikës Zuli Palacio:

Zuli Palacion e shoqëron i shoqi, Chris Condetti, tek të gjashta seancat e kimioterapisë, për të luftuar fazën e tretë të kancerit të gjirit. Palacios i kanë vendosur në gjoks, përmes ndërhyrjes kirurgjikale, një pajisje mjekësore
që lehtëson, apo bën të mundur marrjen e ilaçeve pa dhimbje.

"Kimioterapia nuk është e dhimbshme, por e lodhshme. Lodhja vazhdon gjatë gjithë kohës, madje edhe kur fle.”

Seancat e kimioterapisë të Palacios zgjasin mesatarisht 6 orë. Gjatë kësaj kohe, ajo mund të flasë me infermieren lidhur me disa nga efektet anësore të trajtimit.

Palacio thotë se pjesa më e vështirë është marrja e inxheksionit, pas seancës së kimioterapisë.

"Ditën pas inxheksionit ndjehesh sikur të ka goditur treni, sikur fluturon me një re të zezë dhe zbret mbi një shtrat prej çimentoje. Të dhemb i gjithë trupi, deri në kockë; sikur i ke kockat të gjakosura…”

Kimioterapia përdoret për të mos lejuar përhapjen e kancerit, për të ngadalësuar rritjen e masës tumorale, për kurimin e sëmundjes, ose tkurrjen e tumorit para operacionit. Por ajo ka efekte anësore, siç është dobësimi i përgjithshëm. Vret me shpejtësi qelizat e të gjitha llojeve me rritje të shpejtë, përfshirë edhe ato që të gjëndrave të flokëve.

“Më dhanë këtë paruke nga Shoqata amerikane e Kancerit”.

Palacios filuan t’i bien flokët që pas kimioterapisë së parë.

"Pra, pothuajse një vit të tërë unë do të jem pa flokë. Do ta kem të vështirë, sepse gjithmonë më kanë pëlqyer flokët e mija.”

Një tjetër efekt anësor njihet jo zyrtarisht si “truri kimio”: pacientët e kanë të vështirë të kujtojnë gjërat.

"E gjej veten duke lexuar të njëjtin paragraph tre, ose katër herë dhe nuk më regjistrohet asgjë në tru. Kjo nuk ka të bëjë thjesht me plakjen, diçka ka ndodhur me kujtesën time”.

Mjeku i Palacios, specialist i kancerit, thotë se nëse ajo e kryen me përpikmëri trajtimin e rekomanduar, shanset për ta mundur kancerin janë 85 për qind.

“Ne shpresojmë që ti do të shërohesh.”

…dhe kjo është arsyeja që ajo dhe pacientët e tjerë me kancer e durojnë kimioterapinë, me shpresën se do të shërohen.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG