Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 13 nëntor?

  • Astrit Lulushi

Benjamin Franklin on Death and Taxes

Benjamin Franklin on Death and Taxes

1789 - Benjamin Franklin i shkroi letër një miku në të cilën shprehet: "Në këtë botë asgjë nuk mund të thuhet të jetë e sigurt, përveç vdekjes dhe taksave.

1851 - Vendoset lidhja telegrafike kabllore mes Londrës dhe Parisit. Tani, falë teknologjisë, jo vetëm lajmi mund të udhëtonte mes dy kryeqyteteve, por edhe paqja pas disa dekadash të Luftërave Napoleonike. Menjëherë pas kësaj lidhjeje, kompanitë telegrafike filluan përgatitjet per shtrirjen e kabllove nen ujore edhe përtej Atlantikut, ne Amerikë.

1868 - Themelohet në Nju Jork Shoqata Filologjike Amerikane. Fillimisht anëtarët e saj merreshin me studimin e teksteve, por disiplina të tilla si gjuhësia dhe gjuhët moderne krijuan shoqatat e veta. Më pas, Shoqata Filologjike Amerikane filloi të merrej edhe me gjuhët klasike te antikitetit, ndërsa përkufizimi i filologjisë erdhi duke u zgjeruar për të përfshirë shumë përqasje për të kuptuar më mirë lashtësinë.

1927 - Pas 7 vjetësh punë dhe shpenzime prej mbi 48-milionë dollarësh, hapet për trafikun tunelit Holland qe lidh qytetin Nju Jork me qytetin Xhersi te Nju Xhersit. Tuneli mban emrin e inxhinierit të ndërtimit, Kliford Milburn Holland, i cili vdiq para se tuneli të përfundonte.

1947 - Bashkimi Sovjetik përfundon zhvillimin e pushkës automatike AK - 47. Kjo armë njihet zyrtarisht si Avtomat Kalashnikova (rusisht), ose Kallashnikov, AK, dhe Kallash, në zhargonin rus.

1986 - Shtetet e Bashkuara të Mikronezisë ose Ishujt Marshall bëhen të pavarura nga Shtetet e Bashkuara. Në kuadër të paktit për shoqërizim të lirë, Shtetet e Bashkuara kishin garantuar një ndihmë financiare gjatë një periudhe 15-vjeçare nën administrim nga Zyra e Çështjeje Ishullore në këmbim për autoritet të plotë ndërkombëtar të mbrojtjes.

Mendim i dites
"Njeriu i cili kurrë nuk ka bërë gabim kurrë nuk ka provuar gjë të re."

Albert Einstein

XS
SM
MD
LG