Lidhje

Slloveni: Kryeministrja fiton votëbesimin


Kryeministrja e Sllovenisë fitoi një votëbesim në Parlament për përpjekjet e saj për evitimin e një pakete ndërkombëtare ndihmash për t’i ardhur në ndihmë sistemit bankar me probleme të këtij vendi të eurozonës.

Votimi i sotëm i ligjvënësve, 50 pro dhe 31 kundër, për buxhetin e vitit 2014, i jep kryeministres Alenka Bratusek mbështetjen politike për të cilën ajo ka nevovjë, për gjetjen e një zgjidhjeje për vështirësitë ekonomike që po kalon vendi, pa kërkuar ndihmën nga jashtë.

Qeveria do të rrisë taksat dhe do të shkurtojë shpenzimet për pakësimin e deficitit buxhetor.

Megjithatë, votëbesimi ndaj saj nuk shmang mundësinë e një pakete ndihmash nga Bashkimi Evropian.

Por analistët thonë se një paketë ndihmash për një tjetër vend të eurozonës, pas Qipros, që e mori disa muaj më parë, mund të dëmtojë aftësinë e bllokut për të zgjidhur krizën e borxheve.
XS
SM
MD
LG