Lidhje

Media Arkivi

Intervsitë me Besnik Mustafajn


Në Tiranë, vazhdojnë reagimet për përgjigjen negative që Shqipëria i dha ftesës për të bashkëpunuar në shkatërrimin e lëndëve kimike luftarake të Sirisë. Krahas komenteve pro dhe kundër, Aleanca Kundër Importimit të Plehrave theksoi në një deklaratë publike se në të njëjtën mënyrë kundërshtoi edhe lëndët kimike. Sipas tyre, kjo protestë shërbeu si një proces i dobishëm për demokracinë shqiptare, ku u përfshinë kryesisht të rinjtë, të cilët për herë të parë nuk u kërcënuan nëpër tubime. Aleanca Kundër Importit të Plehrave deklaroi se krahas kundërshtimit mbi përfshirjen e Shqipërisë në këtë operacion, në asnjë çastt nuk Aleanca nuk ka vënë në dyshim partneritetin dy-palësh Shqipëri-SHBA, dhe dëshiron forcimin e marrëdhënieve afatgjata mes tyre. Ndërkohë, analistët dhe diplomatët publikojnë mendimet e tyre mbi ngjarjet. Ish-ministri i jashtëm, Besnik Mustafaj, thotë se një nga gabimet e qeverisë shqiptare ishte mos-komunikimi i duhur me opozitën. Diplomati dhe shkrimtari i njohur, Mustafj, tha se kjo ngjarje nuk do të ndikojë aspak në marrëdhëniet e Shqipërisë me SHBA dhe as institucionet demokratike perëndimore.

XS
SM
MD
LG