Lidhje

50 vjetori i vrasjes së Presidentit Kennedy


Presidenti amerikan Barack Obama dhe ish presidenti Bill Clinton do të shënojnë 50 vjetorin e vrasjes së presidentit John F. Kennedy duke vendosur një kurorë të mërkurën pranë varrit të tij.

Zonja e parë Michelle Obama dhe ish sekretarja e shtetit Hillary Clinton do të marrin pjesë gjithashtu në një ceremony në Varrezat Kombëtare të Arlingtonit, pranë Uashingtonit

Kjo do të jetë pjesë e një jave aktivitetesh për të kujtuar presidentin e 35-të të vendit që u vra në moshën 46 vjeçare.

Zyrtarët e Shtëpisë së Bardhë thane se zoti Obama do të shtrojë gjithashtu një darkë solemne të mërkurën për nder të presidentit të vrarë, ku do të shpërndahen edhe Medaljet Presidenciale të Lirisë.
XS
SM
MD
LG