Lidhje

Putin: Ka mundësi për zgjidhjen e ngërçit me Iranin


Presidenti rus Vladimir Putin thotë se ka një mundësi reale për të zgjidhur ngërçin 10 vjeçar lidhur me programin bërthamor të Iranit.

Kremlini tha sot se zoti Putin e bëri këtë deklaratë përmes një bisede telefonike me presidentin iranian Hassan Rouhani, i cili përshëndeti përpjekjet e Rusisë në negociata.

Rusia është një nga gjashtë vendet që do të marr pjesë në një raund tjetër bisedimesh me Iranin në Gjenevë të mërkurën, ndërsa kërkohet zgjidhje për shqetësimet se Irani po përpiqet të prodhojë armë bërthamore. Irani ka mohuar vazhdimisht akuzat duke thënë se programi i tij ka synime paqësore.

Gjashtë fuqitë botërore kërkojnë që Irani të ul aktivitetin e pasurimit të uraniumit, ndërsa Irani kërkon të lirohet nga disa sanksione që kanë dëmtuar ekonominë e vendit.
XS
SM
MD
LG