Lidhje

Përmbytje në Sardenjë


Në Sardenjë, ekipet e shpëtimit po përpiqen t’u vijnë në ndihmë njerëzve të prekur nga përmbytjet, pasi shirat rrëmbyese shkaktuan vdekjen e të paktën 17 personave.

Kryeministri Enrico Letta i tha gazetarëve se ka shpallur gjendjen e jashtëzakonshme, me synimin që në operacionet shpëtimit të mund të përdoret fondi i emergjencës.

Vërshimet më të mëdha ndodhën në qytetin turistik Olbia, ku shirat e rrëmbyer shkatërruan ura dhe përmbytën rrugët. Zyrtarët thanë se mes të vdekurve ishte edhe një familje me origjinë braziliane, me katër anëtarë.

Agjencia Associated Press njoftoi se në Sardenja ranë 400 milimetra shi në 24 orë.
XS
SM
MD
LG