Lidhje

Kennedy takon perandorin japonez


Mijëra dashamirës kishin vërshuar sot nëpër rrugët e Tokios për të parë Caroline Kennedin, ambasadoren e re amerikane në Japoni, e cila u takua sot me perandorin në një ceremoni tepër të veçantë.

Caroline Kennedi përshëndeti me dorë turmat, ndërsa kalonte nëpër rrugë me një karrocë me kalë 100-vjeçare, për në Pallatin e Perandorit, ku shkoi për t’i paraqitur letrat kredenciale Perandorit japonez Akihito.

Kjo është një traditë për të gjithë ambasadorët e rinj që shkojnë në Japoni, por autokolona me zonjën Kennedi u ndoq me vëmendje të veçantë dhe u shfaq drejtpërdrejt nga disa televizionë japonezë.

Caroline Kenedi është fëmija i vetëm që jeton i presidentit John Kennedi, që u vra 50 vjet më parë me atentat. Ajo është ambasadorja e parë amerikane-grua në Japoni.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG