Lidhje

Haxhinasto : BelleAir e keqadministruar


Kompania ka ndërprerë fluturimet dhe ka nisur procedurat e falimentimit. Borxhe disa milionëshe ndaj Tatimeve, Aeroportit Nënë Tereza dhe bankave. Kaos me pasagjerët, 15 fluturime të anulluara sot

Në Shqipëri qeveria akuzoi sot kompaninë ajrore BelleAir per keqadministrim dhe mungesë transparence, një ditë pas deklarimit të saj për pezullimin e fluturimeve, ndërkohë që i është drejtuar edhe Gjykatës për nisjen e procedurave të falimentimit. Kompania rezulton të jetë e zhytur në borxhe. Ndërpreja e fluturimeve të saj ka sjellë kaos dhe protesta të pasagjerëve në aeroport, ku vetëm sot ishin parashikuar 15 fluturime, nga të cilat 13 drejt disa qyteteve italiane. Tre avionë të një kompanie italiane kanë nisur të bëjnë transportimin e një pjese të pasagjerëve drejt Milanos, Venecias dhe Bolonjës.

Gabim i serverit

Oops, as you can see, this is not what we wanted to show you! This URL has been sent to our support web team to the can look into it immediately. Our apologies.

Please use Search above to see if you can find it elsewhere



Pas shtatë vitesh përgjatë së cilave BelleAir u zgjerua me shpejtësi duke kontrolluar mbi gjysmën e tregut kompania ka kërkuar shpalljen e falimentimit dhe ka ndërprerë fluturimet. Njoftimin e saj e bëri mbrëmë, ndërsa saktësonte se e ndodhur “përballë një situate tejet të vështirë, e ka të pamundur për të vazhduar fluturimet. Arsyet që çuan në këtë pezullim – shpjegon njoftimi - janë situata e përgjithshme ekonomike, rënia e fuqisë blerëse, reçesioni në tregjet kryesore ku operojmë, si edhe bllokimi prej më se 18 ditësh i të gjitha llogarive bankare të kompanisë Belle Air”.

Por ministri i Transporteve Edmond Haxhinasto tha sot se njoftimi zyrtar i kompanisë kishte mbërritur vetëm sot dhe se nuk ka patur asnjë bllokim të llogarive të saj bankare: “Ajo që ka ndodhur në fakt është një situatë e krijuar nga keqmanaxhimi i kësaj kompanie, nga mungesa e theksuar e transparencës dhe mosplotësimi i vazhdueshëm i detyrimeve ndaj organeve shtetërore, ndonëse është në një situatë të privilegjuar në tregun e aviacionit, duke kontrolluar mbi 50 % të tij”.

BelleAir e cila ka realizuar një xhiro vjetore prej afër 115 milion eurosh dhe ka patur mbi 830 mijë pasagjerë gjatë vitit të shkuar, kishte afër 5 milion euro detyrime ndaj organeve fiskale. “Mbështetja dhe fleksibiliteti ndaj Kompanisë Belle Air nga institucionet shtetërore kanë qënë maksimale. Kompania Belle Air ka një detyrim të hershëm ndaj organeve tatimore. Pavarësisht prej kësaj, jane bërë përpjekjet maksimale për të evituar ditën kur kjo kompani të mos ishte e aftë të realizonte detyrimet ndaj qytetarëve. Për këtë u arrit një marrëveshje nga autoritetet tatimore dhe vetë kompanisë Belle Air, me qëllim që të ristrukturohej detyrimi i saj dhe ajo të operonte normalisht në treg. Ndonëse me një mbështetje e vazhdueshme nga Qeveria, Kompania Belle Air, arrin në një vendim të tillë të papritur dhe aspak në interes të qytetarëve që udhëtojnë me këtë kompani” deklaroi ministri Haxhinasto.

Vendimi i BelleAir ka krijuar kaos dhe protesta të disa qindra pasagjerëve që prisnin të udhëtonin gjatë ditës së sotme. Ishin 15 fluturimet e parashikuara, 13 prej të cilave drejt disa qyteteve të Italisë dhe dy fluturime drejt Athinës. Një pjesë e pasagjerëve është parashikuar të udhëtojnë gjatë mbrëmjes, përmes tre avionëve të një tjetër kompanie italiane Blue Panorama me të cilën BelleAir ka arritur marrëveshje që të mbulojë pasagjerët e vet. Njëri prej tyre u nis drejt Bolonjës pasdite vonë. Megjithatë situata pritet të mbetet problematike dhe në ditët e ardhshme. Pavarësisht situatës së rënduar financiare, BelleAir ka vazhduar deri dje të presë dhe prenotojë bileta.

Kompania ka njoftuar se do të tentojë ristrukturimin e shoqërisë. Por borxhet e saj duket të jenë shumë të larta. Përvec detyrimeve ndaj organeve fiskale, ajo ka po ashtu pagesa të pashlyera ndaj vetë aeroportit. Ndërkohë kreditë në shuma të mëdha disa milionë euroshe edhe ndaj bankave, rrezikojnë të thellojnë problemet që këto të fundit po hasin me rritjen e shpejtë të kredive të këqija.

BelleAir u themelua në qershor të vitit 2005, dhe në mars të një viti më vonë ajo nisi fluturimet e para drejt Italisë. Pozitat e saj në treg njohën një forcim të shpejtë. Fillimisht ajo u favorizua nga penalizimi i një tjetër kompanie ajrore Albatros që vepronte kryesisht me Italinë, aktiviteti i së cilës u bllokua nga qeveria e atëhershme për shkak të një detyrimi prej 400 mijë dollarësh. Në atë kohë ky vendim u pa edhe si një përpjekje për t’i krijuar hapësira tregu pikërisht BelleAir-it e cila ka qenë edhe pjesë e debateve politike. Të majtët gjatë kohës që ishin në opozitë e kanë akuzuar qeverinë për hapësirat dhe mbrotjen e pazakontë që ajo ka ofruar, sipas tyre, për këtë kompani, në dëm të hyrjes së operatorëve të tjerë “low cost” në vend.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG