Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 29 nëntor?


San Jose
San Jose

1777 - Themelohet San Jose de Guadalupe, vendbanimi i parë civil, apo Pueblo, në Kaliforninë e sipërme. San Jose shërbeu si komunitet bujqësor në mbështetje të instalimeve ushtarake spanjolle në San Francisko dhe Monterey, kur territori ishte koloni spanjolle. Kur Kalifornia fitoi shtetësinë në vitin 1850, San Jose u bë kryeqyteti i parë i këtij shteti. San Jose është sot qyteti më i madh në luginën Silikon.

1944 - Shqipëria çlirohet nga partizanët. Pas çlirimit nga pushtimi nazist, vendi u bë shtet komunist; Republikë Popullore më 1946; Republikë Popullore Socialiste në vitin 1976; udhëhequr nga Enver Hoxha, Partia e Punës dhe Diktatura e Proletariatit. Sot, Shqipëria është demokraci parlamentare me ekonomi në tranzicion (disa thonë se tranzicioni ka përfunduar). Kryeqyteti, Tirana, ka mbi 600-mijë banorë nga rreth 2.9 milionë e gjithë Shqipëria.Tirana është gjithashtu kryeqyteti financiar i vendit. Reformat e tregut të lirë e kanë hapur vendin për investime të huaja, veçanërisht në zhvillimin e energjisë dhe infrastrukturën e transportit. Në vitin 2011, Shqipëria u zgjodh si destinacion Nr.1 në listën e 10 vendeve për të vizituar, nga Lonely Planet.

1945 - Shpallet Republika Federative Popullore e Jugosllavisë. Republika Socialiste Federative e Jugosllavisë (apo RSFJ), e cila hodhi bazat gjatë Luftës së Dytë Botërore pati një ekzistencë deri në vitin 1992 kur u shpërbë mes luftërave jugosllave. Federata e Jugosllavisë përbëhej nga gjashtë republikat socialiste: Bosnje-Herzegovina, Kroacia, Maqedonia, Mali i Zi, Serbia, dhe Sllovenia - dhe dy krahina autonome, Vojvodina e Kosova.

1947 - Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara rekomandon ndarjen e Palestinës. Plani i hartuar pas mbarimit të mandatit të kontrollit britanik, do të çojë në krijimin e shteteve të pavarura arabe dhe hebraike dhe status të posaçëm ndërkombëtar për qytetin e Jeruzalemit.

Mendim i dit
ës
"Një poet mund të mbijetojë çdo gjë, por jo një gabim shtypi".
Oscar Wilde

XS
SM
MD
LG