Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 30 nëntor?

  • Astrit Lulushi

Treaty of Paris

Treaty of Paris

1782 - Britania njeh paraprakisht pavarësinë e Shteteve te Bashkuara, gjatë bisedimeve në Paris, të cilat përfunduan pas 1 viti me njohjen e plotë përfundimtare të shtetit të ri në hemisferën perëndimore. Historianët shpesh kanë komentuar se traktati i Parisit ishte shumë bujar për Shtetet e Bashkuara përsa i përket kufijve tepër të zgjeruar në dëm të fiseve indiane (aleatë të britanikëve). Sipas historianëve, këto lëshime nga britanikët në çështjen e kufijve u bënë jo vetëm falë aftësive negociuese të Benjamin Franklinit dhe John Adamsit, por edhe me paramendimin se Shtetet e Bashkuara do të jenë një partner i madh tregtar i Britanisë. Ky ishte shkaku që pas bisedimeve, Franca u shpreh:"Anglezët nuk bëjnë paqe, por e blejnë atë".
.
1835 - Në Florida të shtetit Misuri lindi Samuel Langhorne Klemens - gazetar, satirist, humorist, shkrimtar i njohur. Para se të bëhej i tillë, Klemens kreu punë të ndryshme, përfshi timonier anijesh në lumin Missisipi - gjatë kësaj përvojë i lindi edhe ideja për emrin e penës, kur kapiteni i anijes thërriste "Mat thellësinë e ujit!", (anglisht "Mark Twain!"). Gjatë kësaj periudhe. Mark Twain krijoi edhe personazhet e njohur, Huckleberry Finn dhe Tom Sawyer dhe aventurat e tyre. Twain, fitoi lëvdata nga kritikët dhe kolegët, dhe ishte mik i presidentëve, artistëve, afaristëve dhe familjeve mbretërore evropiane. Mark Twain lindi menjëherë pak kalimit të kometës Halley, dhe me shaka kishte parashikuar se "do të vdiste kur kometa të kalonte përsëri mbi tokë - Twain vdiq më 21 prill 1910, pikërisht një ditë pas kthimit të kometës. Mark Twain është cilësuar si humoristi më i madh amerikan i kohës së tij, dhe ati i letërsisë amerikane.

1872 - Në Glaskow, zhvillohet ndeshja e parë ndërkombëtare e futbollit midis Skocisë dhe Anglisë Takimi, në prani të 4 mijë spektatorëve, përfundoi 0 me 0. Ndeshja ishte planifikuar për të filluar në orën 2 pasdite, por u vonua për 20 minuta për shkak të mjegullës. Spektatorët kishin paguar një tarifë hyrje prej 1 shilingë (10 qindarka. Dy nga lojrat më të hershme të futbollit të regjistruara në Evropë përfshijnë lojën e quajtur Episkyros në Greqinë e lashtë dhe versionin romak i quajtur Harpastum (lojë turme). Rregullat e sotme të futbollit janë bazuar kryesisht në ndeshjet e shekullit të 19-të mes skuadrave në shkollat publike të Anglisë. Federata Ndërkombëtare e Shoqatës së Futbollit (FIFA) u formua në vitin 1904. Në vitin 1930, FIFA organizoi kampionatin e parë botëror të fubollit në Uruguaj, dhe që atëherë çdo 4 vjet në një nga vendet anëtare të Federatës.

1912 - Durrësi pushtohet nga trupat serbe; ushtarët futen në det megjithe kuaj duke bërtitur "Rroftë deti serb!" Ndërkohë, Britania ndryshon mendimin që Shkodra t'i jepej Malit të zi, duke thënë se shkëputja e këtij qyteti nga Shqipëria është e panundur.

Mendim i ditës
"Për klimë shko në Parajsë, për shoqëri, në Ferr".
Mark Twain
XS
SM
MD
LG