Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 2 dhjetor?


Coronation of Napoleon
Coronation of Napoleon
1804 - Në Katedralen e Shën Marisë në Paris, Napoleon Bonaparte kurorëzohet Perandor i Francës; i pari perandor francez në një mijë vjet. Pikërisht, 1 vit pas këtij kurorëzimi, 2 dhjetor 1805, Napoleoni del fitues në Betejën e Austerlicit, kundër një forcë të përbashkët ruso - austriake. Fitorja në Austerlicit (sot në republikën Çeke) ndryshoi thellësisht natyrën e politikës europiane. Francezët pushtuan Vjenën, thyen dy ushtri, dhe hodhën bazat për mbizotërim mbi 10 vjeçar në kontinent. Beteja e Austerlicit zë vend kryesor edhe në romanin e Leon Tolstoit, Lufta dhe Paqja. Tolstoi, i njohur për urrejtjen ndaj Napoleonit, e cilëson humbjen ruse në Austerlitz si një provë se çfarë ndodh kur ushtarët luftojnë për gjëra të parëndësishme si, lavdi apo famë dhe jo për virtyte të larta të cilat prodhojnë, sipas Tolstoit, fitore, si ajo e Borodinos gjatë pushtimit në vitin 1812, kur trupat ruse ndalën ofensivën franceze.

1823 - Doktrina Monroe: Në fjalimin mbi gjendjen e vendit, presidenti i SHBA-së, James Monroe shpall neutralitetin amerikan në konfliktet e ardhshme evropiane, dhe paralajmëron fuqitë evropiane të mos ndërhyjnë në Amerikë. Monroe vdiq në Nju Jork më 4 korrik 1831, presidenti i tretë që ka vdekur në përvjetorin e Pavarësisë - dy ish presidentë të tjerë, John Adams dhe Thomas Jefferson, ndërruan jetë në të njëjtën ditë dhe vit, më 4 korrik 1826.

1867 - Në një teatër të New York City, shkrimtari britanik Charles Dickens lexon pjesë nga shkrimet e tij për herë të parë në publik në Shtetet e Bashkuara.

1888 - Vdiq Namik Qemali - poet, përkthyes, gazetar, reformator, botues - nga Tekirdag, provincë osmane në brigjet e Marmarase, Turqi. Lindur nga prindër shqiptarë, Qemali u rrit me frymën kombëtare të vendit dhe kohës së tij, kur mendohej se shprehja turq e Turqi si personifikim i perandorisë dhe banorëve të saj nxiste përçarje, prandaj të gjithë në perandori duhet të quheshin osmanë dhe Perandoria, Osmane. Si shumë të tjerë, Namik Qemali, pavarësisht prejardhjes etnike, besonte në osmanizëm, dhe në idenë për reformim e perandorisë - Namik Qemali kishte edhe një gazetë politikisht të diskutueshm e tepër kritike. Kur qeveria goditi gazetën ai u largua në Evropën Perëndimore, ku punoi si përkthyes. Kur u kthye, më 1873, vepra e tij më e famshme mbi atdhetarizmin osman "Vatan Yahut Silistre " u vu në skenë në teatrin Gedikpasa në Konstandinopojë. Shfaqja bënte thirrje për kombtarizim dhe liberalizim të shoqërisë osmane dhe u konsiderua e rrezikshme nga qeveria. Menjëherë pas kësaj, me urdhër të sulltanit, Namik Qemali u dërgua në mërgim dhe u burgos në Qipro. Në vitin 1876, Sulltani e fali dhe dhe më pas e caktoi guvernator të Kiosit në Greqinë osmane. Disa nga veprat e tij më të famshme, Namik Qemali i botoi me pseudonime, ose anonime. Biografët thonë se shkrimet patriotike osmane të Namik Qemalit u bënë burim frymëzimi për shqiptarin tjetër osman, Mustafa Qemal Ataturkun (1881 - 1938); reformator i perandorisë, me pas udhëheqës i lëvizjes kombëtare turke për pavarësi, dhe themelues i Republikës së Turqisë. Në vitin 2006, në Tekirdag u krijua Universiteti Namik Qemal. Universiteti ka rreth 14-mijë studentë, mbi 10 fakultete e institute, disa qindra pedagogë e mësimdhënës, dhe bën pjesë në Rrjetin Ballkanik të Universiteteve.

1961 - Fidel Kastro deklaron se është marksist, dhe do t'a çojë Kubën në komunizëm. Kastro erdhi në pushtet me revolucion në vitin 1959, duke krijuar shtetin e parë komunist në Hemisferën Perëndimore. Fidelii u bë kryeministër dhe më pas president, derisa u tërhoq në vitin 2008.
Mendim i ditës
"Ne humbëm sepse i thamë vetes se humbëm".
Leo Tolstoy
XS
SM
MD
LG