Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 3 dhjetor?

  • Astrit Lulushi

Illinois

Illinois

1818 - Illinois bëhet shteti i 21-të i Shteteve të Bashkuara. Illinois, shteti i 5 më i populluar, citohet shpesh si një mikrokozmos i të gjithë vendit për nga zhvillimi dhe përbërja etnike. Edhe pse sot rrethi i Çikagos (në pjesën veriore të shtetit) është zona më e populluar, fillimisht banorët e parë, kryesisht evropianë dhe francezë-kanadezë, u vendosën në perëndim, përgjatë lumit Misisipi. Tre presidentë amerikanë kanë banuar në Illinois gjatë kohës së zgjedhjes: Abraham Lincoln, Ulysses S. Grant, dhe Barak Obama. Përveç kësaj, Ronald Reagan, karriera politike e të cilit u zhvillua në Kaliforni, është i vetmi president amerikan i lindur dhe rritur në shtetin Illinois. Sot, Illinois nderon Linkolnin me moton zyrtare, "Tokë e Linkolnit" (Land of Lincoln), e shfaqur në targat e makinave në këtë shtet që nga viti 1954. Muzeu dhe Biblioteka presidenciale Abraham Linkoln janë vendosur në Springfield, kryeqyteti i Illinois.Toponimi Illinois rrjedh nga fisi autokton Algonquian ose Inoca, emër që kolonët francezë e shqiptonin Ilinouek.

1910 - Ndriçimi me llampa neoni demostrohet për herë të parë nga francezi Georges Claude në një ekspozitë induistriale në Paris. Georges Claude - inxhinier dhe shpikës - ndonjëherë është quajtur "Edison e Francës". Neoni është element kimik në formë gazi inert, komponent i vogël i atmosferës së Tokës. Ndriçimi me Neon u bë fenomen i rëndësishëm kulturor në mbarë botën që nga vitet 1940, kur pothuajse çdo qytet kryesor filloi të mbushej me shenja e reklama të ndriçuara me drita neoni.

1910 - Vdiq Mary Baker Eddy, themeluese e lëvizjes Shkenca e Krishtere; krijoi Kishën e Krishtit Shkencëtar, dhe shoqatën e botimeve të shkencës së krishterë e cila vazhdon të nxjerë një numër botimesh ditore e periodike, përfshi gazetën Christian Science Monitor. Në shkurt të vitit 1866, pas një rrëzimi në Lynn, Massachusetts, Mary Baker Eddy u dëmtua në shtyllën kurrizore; ajo mbeti e paralizuar, dhe iu drejtua Perëndisë për shërim. Mary tregon: "në ditën e tretë pas rrëzimit, mora Biblën, dhe e hapa atë në Mateu, 09:02; shërimi doli mbi kuptimin tim, papritmas u ngrita, u vesha vetë dhe fillova të ecë; që atëherë nuk kam gëzuar shëndet më të mirë. Kjo përvojë më bëri të kuptoj se jeta shpirtërore është realiteti i vetëm i ekzistencës."

1912 - Bullgaria, Greqia, Mali i Zi, dhe Serbia (Lidhja Ballkanike) nënshkruajnë një armëpushim me Perandorinë Otomane, duke i dhënë fund Luftës së Parë Ballkanike e cila zgjati 2 muaj. .

1944 - Lufta Civile greke: Lufta shpërthen në Athinë mes të ELAS (Ushtria Çlirimtare e Popullit Grek) dhe forcave qeveritare. Në muajin mars, ELAS së bashku me EAM (krahu i armatosur i së majtës greke) kishin marrë në kontroll pjesën më të madhe të vendit, duke krijuar Komitetin Politik Nacional Çlirimtar, i njohur si "Qeveria Maleve". Kjo luftë, është parë nga historianët si shumë e polarizuar mes të majtëve dhe të djathtëve, e cila filloi në vakuumin e pushtetit që krijoi pushtimi gjerman - italian gjatë Luftës së Dytë Botërore. Lufta civile greke përfundoi në vitin 1949 me fitoren e forcave qeveritare të mbështetur nga Britania dhe Shtetet e Bashkuara, ndërsa forcat komuniste përkraheshin nga Bullgaria, Jugosllavia dhe Shqipëria.

Mendim i ditës
"Sëmundja është frikë e shfaqur fizikisht."
Mary Baker Eddy
XS
SM
MD
LG