Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 5 dhjetor?

  • Astrit Lulushi

Christopher Columbus

Christopher Columbus

1492 - Kristofor Kolombi bëhet i pari evropian që vë këmbë në ishullin Hispaniola (sot Haiti dhe Republika Dominikane).
1496 - Mbreti i Portugalisë Manuel I nxjerr një dekret për dëbimin e "heretikëve" nga vendi.
1766 - Në Londër, James Christie (1730–1803) zhvillon ankandin e parë, duke hedhur bazat për shtëpinë e ankandit të veprave të artit në Londër që ende mban emrin e tij. Portreti i James Christit, pikturë, qëndroi varur në shtëpinë e ankandit deri sa u shit në vitin 1846. Sot, ky portret nga Thomas Gainsborough (piktor i famshëm britanik, shek. XIX), ndodhet në muzeun J. Paul Getty në qendrën Getty në Los Angeles, Kaliforni.
1848 - Në një mesazh para Kongresit amerikan, presidenti James K. Polk konfirmon se burime të shumta ari ishin zbuluar në Kaliforni.
1876 - Zjarri në një teater në Brooklyn, Nju Jork, vret të paktën 278 persona.
1914 - Parlamenti italian shpall neutralitetin e vendit në luftën e parë botërore. Por duket se ishte traktati i fshehtë i Londrës (1915), i cili i premtonte Italisë një pjesë të Shqipërisë, që e bëri Romën t'i shpallte luftë Austrisë.
1932 - Fizikanti zviceran, i lindur ne Gjermani, Albert Einstein merr vizën amerikane. Einstein kishte ikur nga Gjermania në shenjë proteste ndaj diskriminimit të hebrenjëve nga ana e nazistëve. Ai mbërriti në Londër prej nga emigroi në Amerikë
1945 - Një aeroplan ushtarak amerikan humbet në Trekëndëshin Bermuda, ndërsa fluturonte mbi Atlantik. Një nga avionët që u dërgua për kërkim-shpëtim me një ekuipazh prej 13-personash, gjithashtu u zhduk. Shkaqet mbetën të paqarta.
Mendim i Ditës
"Të dukurit është ideja e budallait për lavdi."
Bruce Lee
XS
SM
MD
LG