Lidhje

Protestë masive në Kiev


Ukrainasit u mblodhën në kryeqytetin Kiev në një protestë masive për të dënuar qeverinë e presidentit Viktor Janukoviç dhe për t'i bërë atij trysni të heqë dorë nga planet e forcimit të marrëdhënieve me Rusinë.

Qindra mijëra njerëz tundnin flamuj të BE-së dhe të Ukrainës ndërkohë që mblidheshin në Sheshin e Pavarësisë të Kievit duke protestuar ndaj vendimit të qeverisë për të mos nënshkruar një marrëveshje tregtare me Bashkimin Evropian në favor të një pakti me Moskën.

Ish-kryeministrja e burgosur e Ukrainës, Yulia Tymoshenko, në një letër të lexuar nga vajza e saj, tha se zoti Janukoviç ka humbur legjitimitetin si president, dhe bëri thirrje për largimin e tij.

Po sot, udhëheqësi i opozitës, Arseniy Yatsenyuk tha se do të negocionte me Presidentin Yanukovych vetëm nëse ai emëron një qeveri të re, e cila të thellojë marrëdhëniet me Bashkimin Evropian.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG