Lidhje

Seuli akuzon Phenianin, po sundon në një “mbretëri terrori”


Koreja e Jugut ka akuzuar udhëheqësin koreano-verior Kim Jong Un se po sundon në një “mbretëri terrori” pasi Pheniani shkarkoi personin e dytë më të fuqishëm në vend nga detyrat e tij zyrtare.

Presidentja koreano-jugore Park Geun-hye tha në një mbledhje qeverie sot se shkarkimi i Jang Song Thaekut, një i afërm i udhëheqësit Kim Jong Un, është tregues i fillimit të një vale spastrimesh që mund të dëmtojë marrëdhëniet mes Seulit dhe Phenianit. Ajo tha se një lëvizje e tillë do të ishte një mjet për të konsoliduar pushtetin e Kim Jong Unit.

Agjencia Koreane qendrore e lajmeve tha dje se Jang, burri i hallës i Kim Jong Unit është shkarkuar nga të gjitha pozitat zyrtare dhe përjashtuar nga partia në pushtet. Ai akuzohej për disa vepra penale, përfshirë korrupsion, marrëdhënie jashtë martese dhe përdorim droge.

Trego komentet

XS
SM
MD
LG