Lidhje

Ndryshimet në kodin penal


Në Shqipëri Prokuroria e Përgjithshme dhe Këshilli i Lartë i Drejtësisë shprehën sot vërejtje për ndryshimet e propozuara nga qeveria sipas të cilave korrupsioni duhet të konsiderohet një krim i rëndë e për pasojë të hetohet e gjykohet nga prokuroria dhe gjykata e Krimeve të Rënda.

Përfaqësuesit e dy institucioneve ishin ftuar të jepnin opinionin e tyre në Komisionin e Ligjeve ku po diskutohen propozimet e qeverisë. Përfaqësues të Prokurorisë janë shprehur dakort në parim, por janë të mendimit se ligji duhet të shoqërohet edhe me ndryshime të tjera.

Sipas tyre duhet të kufizohet sfera e cështjevepër korrupsion që do t’i kalojnë Gjykatës së krimeve të Rënda vetëm me rastet e zyrtarëve të Lartë ndërkohë që sipas tyre duhet parashikuar edhe rritja e numrit të prokurorëve dhe gjykatësve. Ndërsa nënkryetari i Këshillit të Lartë të Drejtësisë Elvis Cefa, duke përcjellë mendimet e anëtarëve të këtij Këshilli, tha se ka “shqetësim për cënimin e efikasitetit të Gjykatës nëse atyre u shtohen kompetencat të pashoqëruara me masa ta tjera organizative dhe strukturore” dhe se “ekziston rreziku i mundshëm i zbehjes së rolit dhe të vetë Gjykatës”.

Rezerva të shumta për propozimin e qeverisë ka patur edhe nga misioni amerikan i ndihmës juridike Opdat si dhe OSBE-ja, ndërkohë që misioni I Bashkimit europian për Drejtësinë, është në favor të nismës.
XS
SM
MD
LG