Lidhje

Burgje private për të reduktuar shpenzimet


US Prison
US Prison
Shteti jugor amerikan i Luizianës ka shifrat më të larta të të burgosurve. Me rreth një në çdo 90 të rritur në sistemin e burgjeve, ky shtet po kërkon rrugë të reja që burgjet të mos mbingarkohen dhe kosotoja të mos dëmtojë buxhetin e këtij shteti. Një zgjidhje është dërgimi i të burgosurve më pak të rrezikshëm në burgje private që kushtojnë më pak.

Harry ka katër vite në burgje të menaxhuara nga kompani të ndryshme private. Ai është në burgun Pine Praire në Luiziana. Ai thotë se këtu trajtohet më mirë sesa në burgun e mëparshëm.

“Ishte e vështirë të dilje përjashta. Ushqimin na e sillnin në kapanon sepse nuk kishte mencë. Kur vinte koha e numërimit, ne ishim në gjumë, ata të zgjonin nga gjumi i rëndë dhe bënin të qëndroje në këmbë.”

Drejtori i burgut Terry Hines ka përvojë si në burgjet shtetërore ashtu edhe në ato private. Ai thotë se burgjet private janë më ekonomike.

“Kostoja e burgut tonë është më e vogël sesa në burgjet e menaxhuara nga shteti po ashtu edhe nga ato të kontaktuara nga qeveria federale.”

Për të mbajtur koston të ulët, kompanitë private kanë një buxhet më të vogël për çdo të burgosur sesa burgjet e menaxhuara nga shteti. Edhe punonjësit kanë rroga më të vogla. Mark një i burgosur këtu thotë se burgjet private ofrojnë pak programe për të burgosurit.

“Në burgun privat nuk ka punë në fushë apo kurse trajnimi. Në atë shtetëror ato ekzistojnë. Mund të bësh punë të ndryshme në burgjet shtetërore. Por këtu në burgun privat punët janë të kufizuara.”
Kritikët thonë se burgjet private janë për përfitim dhe kështu menjanojnë përparësitë e sistemit të drejtësisë. Diana Kaplan është drejtoreshë e Projektit të Drejtësisë për të Rinjtë në Luiziana.

“Politikat e drejtësisë penale burgjet private nuk i bëjnën bazuar në reduktimin e krimit apo kursimin e parave të taksapaguesve, por bazohen në atë që do të nxisë motorat ekomomikë të sistemit të drejtësisë penale.”

Numri i burgosjeve në Luiziana është dyfishuar gjatë 20 viteve të fundit që kur u vu në funksionim burgu i parë privat.
XS
SM
MD
LG