Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 14 dhjetor?


Nostradamus prophecies
Nostradamus prophecies
1503 – Lindi Michel de Nostredame ose Nostradamus, astrolog francez, kimist, farmacist, i cili botoi një përmbledhje parashikimesh me titull Les Propheties; libri u bë i famshëm në mbarë botën, po ashtu edhe autori. Historianët thonë se Nostradamus ishte njohës i mirë i literaturës klasike greko – romake, që në kohën e tij ishte thuajse e panjohur ose e pa rizbuluar në Evropë; nga kjo literaturë (dokument, fjalime, letërsi, prozë, poezi) Nostradamus shkëputi fraza a thënie me kuptime filozofike (të gjëra, të shumëfishta), duke u bërë si ai që parashikon, parathotë, paralëjmëron, profetizon, pro-fet: pro ‘para’ + fenai ‘thënie’). Madje, në krye të librit "Profecitë", Nostradamus tërthorazi thotë se për ato që shkruan nuk është merita e tij: “Edhe pse, kam përdorur fjalën profeci, nuk do t’ia atribuoja vetes një titull të tillë kaq madhështor e fisnik siç është ai i Profetit”.

1819 - Alabama bëhet shteti i 22-të i SHBA. Kryeqyteti i Alabamës është Montgomery. Qyteti më i madh nga popullata është Birmingham. Qyteti më i madh me sipërfaqe është Huntsville. Qyteti më i vjetër është Mobile, themeluar nga kolonistët francezë. Alabama është emër i një fisi indian. Drejtshkrimi i fjalës ndryshon në mënyrë të konsiderueshme. dhe dokumentohet për here të parë si Alibamo, në shënimet e eksploruesit spanjoll Hernando de Soto më 1540.

1939 - Bashkimi Sovjetik përjashtohet nga Lidhja e Kombeve si masë dënimi për pushtimin e Finlandës.

1955 - Ambasadori kanadez në Kombet e Bashkuara, Paul Martin shpërndan një propozim për pranimin e 18 vendeve si anëtare të reja, një prej tyre edhe Shqiperia. Asambleja e Përgjithëshme voton 48 me 3 në favor të Shqipërisë (Greqia, Kuba dhe Kina (Taivani) votuan kundër, 5 vende abstenuan). Të nesërmen, Shqipëria pranohet në OKB. Pak ditë më pas, Sekretari i Pergjithshem i OKB-se, Dag Hamarskjold paraqiti raportin mbi ekzistencën e kampeve të punë së detyruar në Shqipërinë komuniste. Sipas raportit, “gjatë periudhës 1944 - 1954, në vend kishte 40 burgje politike, kampe të punës së detyruar dhe fshatra internimi me rreth 80 mijë burra, gra e fëmijë; ndërsa 16 mijë vetë kishin humbur jetën nga keqtrajtimet dhe kushtet e rënda në to. Raporti gjithashtu konfirmonte se "12-vjeç është mosha më e ulët që një person mund të internohet në rastet e kryerjes së një krimi kundër shtetit." (op) Ndërsa prifti Italian, Atë Giacomo Gardin në dëshminë e tij pohoi se “si dënim për shkelje të rregulloreve të kampit, ishte bërë praktikë e zakonëshme që, të burgosurit të mbaheshin varur me tel nga kyçet e duarve, ndonjëherë derisa vdisnin.”

2012 - 28 persona, shumica fëmijë, u vranë nga të shtënat masive në shkollën fillore në Sandy Hook, Newtown, Konnektikat, SHBA. Policia hyri në mjediset e shkollës rreth pesë minuta pasi u dëgjua e shtëna e fundit që ishte ajo e 20 vjeçarit Adam Lanza, autorit të sulmit, i cili kreu vetëvrasje. Asnjë e shtënë nuk u qëlluan nga policia.

Mendim i ditës
"Njeriu flet shumë kur nuk është në paqe me mendimet e veta."
Kahlil Gibran
XS
SM
MD
LG