Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 16 dhjetor?


Beethoven in 1803 by Christian Horneman
Beethoven in 1803 by Christian Horneman
1770 Në Këln, lindi Ludwig van Beethoven - kompozitor e pianist - figurë e rëndësishme në tranzicionin midis epokave klasike dhe romantike të muzikës, mbetet nga më të famshmit dhe më me ndikim i të gjithë kompozitorëve. Veprat e tij më të njohura janë 9 simfoni, 5 koncerte për piano, 32 sonata dhe 16 kuartetet, si dhe muzikë dhome, vepra korale dhe këngë. Beethoven shkoi në Vjenë në 1792; studioi për muzikë, dhe shpejt fitoi reputacion si pianist virtuoz. Në Boston, më 1947, Fan Noli botoi monografinë “Beethoven and the French Revolution” duke mbrojtur argumentin se Revolucioni Francez dhe idetë republikane patën ndikim të thellë në muzikën e Beethovenit. Noli, i njohur si republican dhe anti-monarkist, thotë se kompozimet më të dobta të Beethovenit janë ato të krijuara në Vienë gjatë periudhës perandorake, kur kompozonte me kontratë për princër e perandorë, thjesht për para. Biografët thonë se Beethoveni ishte tërhequr nga idealet e Iluminizmit. Në vitin 1804, kur ambiciet perandorake të Napoleonit u bënë të qarta, Beethoven i fshiu fjalët e përkushtimit për Bonapartin nga simfonia e tretë; më vonë ai ndryshoi edhe titullin (Sinfonia heroike për të festuar kujtimin e një njeriu të madh), dhe ia ripërkushtoi atë mbrojtësit të tij, Princit Jozef Franz von Lobkowitz, në pallatin e të cilit sinfonia e tretë u interpretua për herë të pare. Beethoven jetoi në Vjenë deri në vdekje (1827). Në dekadën e fundit të jetës ai u bë thuajse krejtësisht i shurdhër; u tërhoq nga jeta publike, por vazhdoi të kompozonte. Kritikët thonë se shumë nga veprat e tij më të admiruara vijnë pikërisht nga kjo periudhë nën ndikimin perandorak.

1773 - Revolucioni Amerikan: Boston Tea Party - Anëtarët e shoqatës Bijtë e Lirisë maskuar si indianë të fisit MOHAWK hodhën në oqean në limanin e Bostonit qindra arka çaji, në shenjë proteste kundër taksimit.

1942 - Holokausti : Heinrich Himmler urdhëron që personat romë, të caktuar për shfarosje të dërgohen në Auschwitz .

1950 - Lufta e Koresë: Presidenti amerikan Harry S. Truman shpall gjendjen e jashtëzakonshme, pasi trupat kineze hyjnë në luftë përkrah Koresë komuniste të Veriut.

1985 - Mafia: Në Nju Jork, Paul Castellano dhe Thomas Bilotti qëllohen për vdekje me urdhër të John Gottit, i cili vihet në krye të familjes Gambino.

2009 – Filmi Avatar del nëpër kinema në mbare boten. Me të ardhurat bruto prej $ 20 miliardë dollarësh, Avatar është filmi më me fitim i të gjitha kohërave.

Mendim i ditës
Gjithmonë bëni atë që keni frikë të bëni.”
Ralph Waldo Emerson
XS
SM
MD
LG