Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 18 dhjetor?


Alfonso of Aragona
Alfonso of Aragona
1495 - Vdiq Alfonsi II, i njohur si Alfonsi i Aragonës, Duka i Kalabrisë, mbreti i Napolit, mbrojtës i poetëve të Rilindjes italiane, djali më i madh i Ferdinandit të Napolit; më 1460, Ferdinandi u mund keq nga rivalët Anzhuinë, por triumfoi pasi në ndihmë i erdhi Skënderbeu. Ky gjest la gjurmë tek Alfonsin 20 vjeçar, i cili kur u bë mbret më 1494 dhe arbërit kishin mbetur pa vatër, ai përkrahu personalisht familjen e Kastriotëve në mërgim; tregoi kujdes të veçantë për një stërnip të Skënderbeut, duke i dhënë disa zotërime në rajonin e Pulias, Kalabri, që do të bëheshin më pas qendra banimi arbëreshe në Itali.

1863 - Në Grac të Austrisë lind Franz Ferdinand, princi mbretëror i Hungarisë dhe i Bohemisë. Nga viti 1889 deri në vdekje, ai ishte, princ trashëgimtar i fronit austro-hungarez. Vrasja e tij me atentat në Sarajevë më 28 qershor 1914, u bë shkak që Austro - Hungaria t’i shpallte luftë Serbisë, ndërsa Fuqitë Qendrore dhe Fuqitë Aleate t’i shpallnin luftë njëra-tjetrës, duke ndezur Luftën e Parë Botërore.

1981 – Shqipëri: Një komunikatë zyrtare e lëshuar nga presidiumi i Kuvendit popullor dhe Këshilli i Ministrave njofton se kryeministri Mehmet Shehu, 68 vjeç, kishte vrarë veten një natë më parë “gjatë një krize nervore”. Hollësi të tjera nuk pasuan; zi kombëtare nuk do të kishte, as funeral shtetëror. Pas një viti heshtje - gjatë së cilës e gjithë familja e të afërmit dhe bashkëpuntorët e ngushtë të Shehut u vranë, burgosën, internuan - më 10 nëntor 1982, Enver Hoxha deklaroi se “ekzistojnë fakte të pakundërshtueshme” (të cilat ai nuk i paraqiti), se Mehmet Shehu ishte një nga “tradhtarët dhe armiqtë” më të rrezikshëm të vendit, dhe që prej Luftës së dytë Botërore, agjent i shërbimeve informative amerikane, jugosllave e sovjetike. Pak ditë pas kësaj deklarate, Ramiz Alia shpallet Kryetar i Presidiumit të Kuvendit Popullor, duke nxjerrë në pension Haxhi Lleshin, ndërsa Adil Çarçani, ishte caktuar muaj më parë si kryeministër.

Mendim i ditës
“Disa lindin të mëdhenj, disa arrijnë të bëhen duke kryer vepra të mëdha, dhe disa shpallen të mëdhenj.”
Uilliam Shekspir
XS
SM
MD
LG