Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 19 dhjetor?


Susan Constant, Godspeed, and Discovery
Susan Constant, Godspeed, and Discovery
1606 –Anijet Susan Constant, Godspeed, and Discovery nisen nga Anglia me kolonët që do të vendoseshin në Jamestown,Virginia, e para e trembëdhjetë kolonive që u bënë Shtetet e Bashkuara.

1776 – Veprimtari politik anglez dhe amerikan Thomas Paine boton në Pensilvani, esenë e parë në serine e pamfleteve me titull "Kriza amerikane ", ku ai shpreh mbështetje për pavarësi dhe vetë-qeverisje të kolonive britanike në Amerikë. Për generalin George Washington pamfleti i parë ishte aq frymëzues, sa urdhëroi që të lexohej me trupat.

1924 – Ahmet Zogu me forcat e tij vazhdojnë marshimin drejt Tiranës kundër qeverisë së Fan Nolit. Në zonën e Mirditës ato ndalen nga forcat e Marka Gjonit, i cili i la të kalonin vetëm pasi Zogu i premtoi se kur të vinte në pushtet, do t’a njihte Marka Gjonin si kreun e Mirditës.

1932 - BBC fillon transmetimet ndërkomtare (Shërbimi Botëror i Lajmeve), si radio e Perandorisë britanike. Më 3 janar 1938, u hap shërbimi i parë në gjuhë të huaj, në arabisht. Programet në gjuhën gjermane filluan në mars 1938; deri në fund të vitit 1942 transmetimet u përhapën në të gjitha gjuhët kryesore evropiane. BBC i filloi transmetimet në gjuhën shqipe në vitin 1940; i ndërpreu ato më 1967, për t’i rifilluar më 1993. Sipas njoftimit zyrtar, për shkak të pakësimit të fondeve, më 28 shkurt 2011, BBC në shqip transmetoi emisionin e saj të fundit në radio. Këmbana e madhe apo Big Ben e Londrës, që hap emisionet e BiBiSi-së, nuk do të binte më për shqiptarët.

1941 - Lufta e Dytë Botërore: Pas humbjeve të vazhdueshme në frontin rus, Adolf Hitler merr përsipër rolin e Komandantit të Përgjithshëm të ushtrisë gjermane.

1979 - George Konstantine Nikopolos , greko - amerikani njohur si "Doktor Nick", mjeku personal i Elvis Preslit, akuzohet se në periudhën para vdekjes i kishte dhënë këngëtarit të madh mbidoza barnash të llojeve amphetamine, qetësues, pilula gjumi dhe hormone. Dr. Nik nuk i pranoi akuzat duke thënë se ishte përpjekur për t’a ndihmuar Elvisin që të shkëputej nga varësia e barnave drogë. Në këtë përfundimin arriti edhe juria, dhe dr. Nik u lirua nga akuzat për vrasje, por iu hoq përkohësisht e drejta e ushtrimit të profesionit të mjekut.

1983 – Kupa botërore e FIFA-s, Juless Rimet, vidhet në Brazil. Në vitin 1970, ekipi brazilian fitoi kupën për herë të tretë, duke u lejuar për t’a mbajtur përgjithmonë kupën orgjinale prej ari, siç ishte përcaktuar nga kryetari i parë i FIFA-s, Jules Rimet, në vitin 1929. Kupa mbahej e ekspozuar në selinë e Konfederatës braziliane të Fotbollit në Rio de Janeiro në një kabinet me xham rezistent ndaj plumbit. Më 19 dhjetor 1983 ,pjesa e pasme prej druri e kabinetit u ça me një levë dhe kupa u vodh. Katër persona u dënuan në mungesë për krimin. Kupa nuk është gjetur , ndërsa besohet se është shkrirë, duke u kthyer në shufra ose pllaka ari.

1986 - Mikhail Gorbaçov, udhëheqësi i Bashkimit Sovjetik, liron nga internimi Andrei Sakharov dhe gruan e tij, Yelena Bonner. Sakharov (laureat i çmimit Nobel per paqe, 1975) ishte arrestua më 1980, pas protestave të tij publike kundër ndërhyrjes sovjetike në Afganistan në vitin 1979, dhe u dërgua në internim në Gorki (Nizhny Novgorod). Në dhjetor 1985, Parlamenti Evropian themeloi Çmimin Saharov për lirinë e mendimit, i cili jepet çdo vit për kontributin e shquar në fushën e të drejtave të njeriut. Me këtë çmim janë nderuar edhe Adem Demaçi më 1991; dhe Ibrahim Rugova më 1998.

1996 - Vdiq Marcello Vincenzo Domenico Mastroianni, aktor italian, i njohur për role në filma si La Dolce Vita, 8 ½, etj; nderuar me disa çmime ndërkomtare nga Akademia Britanike e filmit, Festivali i Filmit në Kanë, Globi i Artë, etj. Mastroianni njihet edhe për rolin e generalit Ariosto në filmin italian Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur, realizuar në Romë në vitin1983, drejtuar nga Luciano Tovoli, me skenar bazuar në romanin me të njëjtin titull nga Ismail Kadare.

Mendim i dites
“Disa njerëz mendojnë se luksi është e kundërta e varfërisë. Nuk është. Luksi është e kundërta e vulgaritetit.”
Coco Chanel
XS
SM
MD
LG