Lidhje

Histori: Çfare ka ndodhur me 20 dhjetor?

  • Astrit Lulushi

Richard I

Richard I

1192 - Richard I i Anglisë kapet dhe burgoset nga Leopold V i Austrisë gjatë rrugës për në Angli, pas nënshkrimit të një marrëveshje me Salahudini duke i dhënë fund kryqëzatës së tretë. Burgosja e një kryqtari ishte në kundërshtim me ligjin publik; Papa Celestine III dha urdhër për lirimin e Richardit dhe e dënoi Dukën Leopold duke e përjashtuar nga Kisha katolike.
1522 - Rrethimi i Rodosit: Sulejmani i Madhërishëm pranon dorëzimin e Kalorësve të mbijetuar të Rodosit, dhe i lejon të evakuohen. Ata përfundimisht vendosen në Maltë dhe bëhen të njohur si Kalorësit e Maltës.
1803 –Blerja e Luizianës franceze nga SHBA përfundon në një ceremoni në New Orleans, Louisiana.
1860 - Karolina e Jugut bëhet shteti i parë që përpiqet të shkëputet nga Shtetet e Bashkuara.
1912 - Konferenca e Ambasadorëve ne Londër fillimisht refuzon njohjen e pavarësisë së shtetit të ri shqiptar, por në fund arrihet një kompromis falë edhe këmbënguljes së perandorisë Austro Hungareze e cila ishte kundër një porti serb në Adriatik.
1917 – Themelohet ÇEKA, forca e parë sovjetike e policisë sekrete; Çeka (akronim rusisht për komitetin e emergjencës) u krijua me një dekret të lëshuar nga Vladimir Lenini, dhe u drejtua më pas nga Feliks Xherzhinsky, aristokrat renegat, i kthyer komunist. Në fund të vitit 1918, qindra komitete ÇEKA ishin krijuar në qytete të ndryshme. Në vite, shumë mijëra disidentë, dezertorë, apo njerëz të tjerë u arrestuan, torturuan, ekzekutuan nga çekistët. Pas vitit 1922, ÇEKA pësoi një seri riorganizime e ndryshime emrash. Trupat çekiste ishin përgjigjes për kampet e punës; menaxhimin e sistemit Gulag; miratonin listatat me emrat e kundërshtarëve politikë; kryenin arretime, hetime, tortura, ekzekutime dhe shtypje të çdo pakënaqësie a rebelimi të mundshëm. Çeka u bë gjithashtu model i organizimit të armës së sigurimit të shtetit në vendet e bllokut komunist.
1924 - Adolf Hitler lirohet nga burgu Landsberg, ku kaloi 264 ditë pas dënimit nën akuzat për grusht shtet në Mynih në të vitin 1923. Gjatë kohës në burg, Hitleri diktoi dhe pastaj shkroi librin Mein Kampf me ndihmën e zëvendësit të tij, Rudolf Hess.
2005 – Themelohet në Durrës Universiteti Aleksandër Moisiu (UAMD ) institucioni më i ri publik akademik në Shqipëri. Universiteti përdor sistemin amerikan të arsimit, ndryshe nga universitetet publike në vend.
2007 - Elizabeth II bëhet monarkja më e moshuar e Mbretërisë së Bashkuar të Britanisë, duke tejkaluar mbretëreshën Viktoria, e cila jetoi 81 vjet, 7 muaj dhe 29 ditë .
2007 - Portreti Suzanne Bloch nga artisti spanjoll Pablo Picasso, dhe Lavrador de Café nga piktori modernist brazilian Candido Portinari, u vodhën në Muzeun e Artit të Sao Paulos në Brazil.
Mendim i ditës
Disa njerëz vdesin 25 vjeç dhe nuk janë varrosur deri sa mbushin 75.
Benjamin Franklin

Trego komentet

XS
SM
MD
LG