Lidhje

Histori: Çfarë ka ndodhur më 21 dhjetor?


Babylon Fortress
Babylon Fortress
640 - Arabë myslimanë marrin kështjellën Babylon në deltën e Nilit (afër Kajros) pas një rrethimi shtatë-mujor. Në fillim të pushtimit mysliman, Egjipti ishte pjesë e perandorise romake bizantine me kryeqytet Kostandinopojën. Me humbjen e Egjiptit, Perandoria Romake Lindore mbeti e ekspozuar dhe e pambrojtur nga sulmet.

1118 - Lindi Thomas Becket, kryepeshkopi i Canterburyt nga 1162 deri në vrasje në vitin 1170. Becket u angazhua në konflikt me Henrin II të Anglisë lidhur me të drejtat dhe privilegjet e Kishës dhe u vra nga pasuesit e mbretit në Katedralen e Canterburyt. Menjëherë pas vdekjes, ai u shpall shenjtor nga Papa Alexander III.

1620 - William Bradford dhe anija Mayflower me pelegrinët në bord mbërrin në vendin që njihet tani si Plymouth Rock, Massachusetts.

1804 - Lindi Benjamin Disraeli; politikan konservator britanik, shkrimtar, aristokrat, dy herë Kryeministër, dhe i vetmi deri më sot me prejardhje hebraike i zgjedhur në këtë post në Britani. Ai njihet edhe për udhëtimin 17 muajsh (qershor 1830 – tetor 1831) nëpër Spanjë, Maltë, Shqipëri, Greqi. Në shkrimet dhe letrat e tij, Disrael shprehet i mahnitur veçanërisht me kostumet shqiptare.

1826 - Kolonët amerikanë në Nacogdoches të Teksasit meksikan, shpallin pavarësinë, duke filluar kryengritjet që çuan në beteja dhe përfundimisht në shkëputjen nga Meksika dhe krijimin e republikës së Teksasit më 1836.

1919 - Aanarkistja amerikane Emma Goldman dëbohet në Rusi nga ku kishte emigruar në SHBA në vitin 1885. Goldman ishte burgosur disa herë, për nxitje të trazirave. Në vitin 1917, ajo ishte dënuar me dy vjet burg për propagandë kundër regjistrimit në ushtri, ndërsa Amerika kishte hyrë në luftën e parë botërore. Pas lirimit, së bashku me qindra të tjerë, ajo u deportua në Rusi. Fillimisht mbështetëse e revolucionit bolshevik, Emma ndryshoi mendim dhe e denoncoi Bashkimin Sovjetik për shtypjen e dhunshme të zërave të pavarur. Në vitin 1923, ajo shkroi librin “Zhgënjimi im në Rusi”. Ndërkohë që jetoi në Angli, Kanada, dhe Francë, Godman shkroi një autobiografi me titull “Living My Life”. Pas shpërthimit të Luftës Civile Spanjolle, Emma shkon në Spanjë për të mbështetur revolucionin anarkist. Ajo vdiq në Toronto, Kanada, më 14 Maj 1940, në moshën 70 vjeçare. Pas dekadave në errësirë, statusi i figurës së saj u rigjallërua në vitet 1970, kur studiues të lëvizjeve feministe dhe anarkiste filluan të tregonin interes.

1968 - Programi Apollo: Apollo 8 niset nga Qendra e amerikane e Hapësirës Kennedy duke u bërë anija e parë me astronautë në bord që del nga orbita e Tokës, hynë në orbitën e Hënës, dhe të kthehet në mënyrë të sigurtë në Tokë. Ekuipazhi tre-astronautësh - Frank Borman, James Lovell, William Anders - u bënë njerëzit e parë që e shohin Tokën nga lart si një planet të tërë, dhe të parët që shohin drejtpërdrejt anën e errët të Hënës. Anijes iu desh tre ditë për të arritur në orbitën e Hënës. Në prag te Krishtlindjeve astronautët kryen një transmetim televiziv nga anija në orbitë, duke lexuar 10 rreshtat e parë nga Libri i Zanafillës për shkikuesit në Tokë. Misioni i suksesshëm Apollo 8 hapi rrugën për misionin Apollo 11, për të përmbushur qëllimin e presidentit Xhon Kenedi për zbritjen e një njeriu në Hënë përpara fundit të viteve 1960. Apollo 8 u kthyen në Tokë më 27 dhjetor 1968, kur kapsula me 3 astronautët u përplas në ujrat në pjesën veriore të Oqeanit Paqësor.

Mendim i ditës
“Liria e mendimit mund të ekzistojë vetëm kur qeveria ndjehet e sigurt.”
Bertrand Russell
XS
SM
MD
LG