Lidhje

Bursa amerikane gjatë viti 2013


Tregjet e burses amerikane realizuan fitime të fuqishme gjatë 2013 duke u rritur me rreth 30 përqind që nga janari. Vendimi i Rezervës Federale për të pakësuar paketën stimuluese duke filluar në janar, u dha investitorëve edhe më shumë kurajo. Analistët janë të kënaqur me vitin që po lëmë pas dhe pak të shqetësuar për vitin 2014.

Shifrat e bursës, siç shihen në këtë ekran në sheshin Times tregojnë gjithçka. Analistët thonë se rritja e bursës i dedikohet vendimeve të Rezervës Federale. Peter Cardillo është ekonomist me përvojë me firmën Rockwell Global Capital.
“Ishte një vit i mirë. Tregjet ishin shumë mirë dhe bursa u rrit me fitimet të larta. Kjo ishte rrjedhojë e punës së mirë të Rezervës Federale. Ata hodhen shumë para në treg.”

John Allison është shef i kompanisë Unio Holdings.

“Rezerva Federale ka qënë blerësi kryesor i kredive të shtëpive dhe letrave me vlerë, dhe ka siguruar para për qeverinë amerikane e cila i ka përdorur për shpenzime ekonomike në fusha të ndryshme. Kjo ka qënë arsyeja kryesore që kemi patur një bursë të mirë.”

Kjo tabelë tregon rritjen e tregut gjatë vitit. Por çfarë do të ndodhë gjatë 2014? John Allison me firmën Unio Holdings thotë se pakësimi i paketës stimuluese me 10 miliard dollarë mund të ketë efekt negativ tek bursa.

“Ndërsa ndodh kjo, do të rriten normat e interesit dhe tregjeve nuk u pëlqen rritja e normave të interesit pavarësisht se sa mirë është situata. Parashikimet e mia janë të përziera.”
Shumica e analistëve janë dakord që njerëzit duhet t’i mbajnë paret në bursë dhe disa thonë se është kohë e mirë për të blerë. Profesor Stephen Brown me Shkollën e Biznesit në Universitetin e Nju Jorkut mbështet teorinë për investimet afatgjata në bursë.

“Kushdo që investon në tregje bën investim afatgjatë, dhe askush nuk mund të parashikojë se çfarë ndodh në një kohë afatshkurtër. Por kushdo që beson tek Amerika, beson se investimet afatgjata janë mënyra më mirë.”
Tregu dhe shumica e investitorëve nuk e pëlqejnë pasigurinë. Vendimi i fundit i Rezervës Federale për pakësimin e stimujve dhe mbajtjen e interesit të ulët është një përpjekje për të eliminuar pasigurinë, për të mbështetur rritjen ekonomike dhe për t’i dhënë besim mbarë botës.






XS
SM
MD
LG