Lidhje

Krishlindjet në Kosovë


Në Kosovë, udhëheqës fetarë e politikë, përgëzuan besimtarët katolikë me rastin e Krishtlindjeve, apo Kërshëndellave siç quhen atje, duke vënë theksin tek thirrjet për paqe, tolerancë e solidaritet.
Ipeshkvi i Kosovës, Dodë Gjergji ka bërë thirrje për më shumë dashuri e kujdes njerëzor në frymën që sjellin Krishtlindjet.
Presidentja e Kosovës Atifete Jahjaga, kryeministri Hashim Thaçi por edhe drejtues institucionesh tjera dhe partish politike, përgëzuan besimtarët me urimet që solidariteti, harmonia, mirëqenia dhe mirëkuptimi të mbretërojë në çdo familje të Kosovës.
Në urimin e tij drejtuar ipeshkvit të Kosovës Dodë Gjergji, kryetari i Bashkësisë Islame të Kosovës, myftiu Naim Tërnava thekson se, festat fetare tek populli shqiptar gjithherë kanë qenë vlera e virtyte që kanë bashkuar duke reflektuar respektin, dashurinë, mirëkuptimin, tolerancën e ndërgjegjësimin, ndërsa ka shprehur bindjen se kësisoj do të jetë gjithmonë.
XS
SM
MD
LG