Lidhje

Rusia i jep Ukrainës këstin e parë të ndihmës


Pro-European Union activists warm themselves by a fire on the Khreschatyk street in Kiev, Ukraine, Tuesday, Dec. 24, 2013.

Pro-European Union activists warm themselves by a fire on the Khreschatyk street in Kiev, Ukraine, Tuesday, Dec. 24, 2013.

Rusia ka transferuar pjesën e parë prej 3 miliardë dollarësh të paketës financiare në ndihmë të Ukrainës, në kuadër të planit për të ndihmuar ekonominë e vendit fqinjë dhe për të parandaluar integrimin e Kievit në Bashkimin Evropian.

Kryeministri rus Dmitry Medvedev u takua me homologun e tij ukrainas, Mykola Azarov sot në Moskë dhe tha se Rusia kishte blerë grupin e parë të letrave me vlerë nga Banka Qendrore e Ukrainës.

Sipas kushteve të paketën së ndihmës, nënshkruar javën e kaluar, Rusia ka premtuar të ulë çmimin e eksporteve të gazit natyror në Ukrainë me një të tretën dhe t’i japë 15 miliardë dollarë hua vendit.
Përkrahësit e integrimit evropian të Ukrainës, po protestojnë prej disa javësh ndaj vendimit që qeverisë për të forcuar marrëdhëniet me Moskën.
XS
SM
MD
LG